Hatixhe Berisha: Kam ikur nga Kosova në kolonën e serbëve

Lajme

Hatixhe Berisha: Kam ikur nga Kosova në kolonën e serbëve

Nga: F.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:56
Hatixhe Berisha

Hatixhe Berisha, profesor në Akademinë Ushtarake në Beograd në intervistë pëe “Novosti” ka thënë “ Ky është atdheu im, shqiptarët në vitin 1999 më kanë djeg shtëpinë në Klinë.

Nga ajo duhet të mësohet çka është patriotizmi dhe çka është respekti. Si duhet të duhet vendi, familja, sit ë mësohen të rinjtë gjenerata e re. Të lumtur studentët që ajo iu mban mësim.

Kështu e kanë përshkruar, të njohurit dhe miqtë e doktores së shkencave politike Hatixha Berisha, me prejardhje nga Klina sot profesor në Akademinë ushtarake në Beograd në katedrën e sigurisë kombëtare. Ajo është e rëndësishme, e mençur dhe mbi të gjitha shumë grua modeste, që nuk do vëmendjen e mediave. Në intervistë me muaj mezi e kemi bindur, ndërsa “Vajza e Kosovës” si e quajnë në Shoqatën e personave të kidnapuar dhe të vrarë të Kosovës në rrëfimin jetësor thotë se përkundër fatit të vështirë kurrë nuk kishte vënë në dyshim se I përket shtetit të Serbisë.

“Serbinë e konsideroj si atdheun tim, dashuria ndaj vendit tim, vëllezërve, motrave dhe mua na janë mbjell nga babi Halili. Babai është idhulli imë në çdo kuptim, që ka pasur zemër të madhe dhe shpirt të madh, ishte luftëtar i Mbretërisë së Jugosllavisë, ku ka kaluar 4 vite në llogoret gjermane. Ai dhe nëna që ishte dashuria e tij e rinisë na kanë edukuar që mos të kemi paragjykime, qofshin kombëtare a religjioze. Na kanë mësuar nderin, respektin dhe dinjitetin dhe të shikojmë rrugën tonë. Sepse si ka thënë baba i ndjerë “vetëm me vlera jetësore njeriu bëhet ai që duhet të jetë, i pangarkuar në dallimet fetare, kamë shkuar në manastir në Graçanicë kur nga motrat atje kamë mësuar shumë për jetën dhe dashurinë.

Në një periudhë e keni pasur vështirë gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ku keni humbur dy vëllezër dhe të dashurin”

“Vëllai më i vogël Izeti, ishte pjesëtar i njësisë special policore, ka rënë në Vukovar më 18 nëntor 1991, këtë lajm e kam marr si nën togere gjatë shërbimit tim në Gjakovë.  Izeti ka dashur aq shumë Jelenën nga Pançeva që ishte në muajin e 8-të të shtatëzani që pas rënies së tij, ka lindur djalë dhe ai sot e ka emrin Izet.  Baba im djalin e rënë si oficer i Armatës Jugosllave ka dashur që të varros me nderime ushtarake, ndërsa në te nuk kanë aarr pjesë shqiptarët. Edhe pse ia kanë dhënë ‘besën” babës se nuk ia prekin varrin, kanë lëshuar muzikë gjatë bartjes së kufomës së tij. Dy vite më pas në detyrë ka vdekur edhe dashuria ime që ishte pilot, në të njëjtin vit më ka vdekur edhe baba Halili, ndërsa vëllai Ademi vëllai i mesëm ka rënë me 7 prill 1999 gjatë bombardimit të NATO-së në Prishtinë. 

Si është përjetuar nga familja lufta në Kosovës, pasi kishte ëprcaktim drejtë Serbisë ?

“Ishte periudhë e rëndë për ne, posaçërisht pasi prindërit na kishin edukuar që ka njerëz të mirë dhe të këqij, në mjediset e përziera askush nuk na ka pranuar plotësisht. Kishte shumë shembuj, kur ishim shenjë edhe e njërës ehde palës tjetër, Kujtoj sulmet në shtëpinë tonë nga shqiptarët në vitin 1998 dhe 1999 nga pala serbe, por në fund shtëpia u asgjësua nga shqiptarët” tha ajo.

Kosmeti është serbe, secili nga ne e do vendlindjen, ku kemi lindur edhe jemi rritur, por e gjithë ajo që kam përjetuar nxit emocione dhe pas gjithë kësaj nuk kam dëshirë të shkoj në Kosovë shprehet Hatixha dhe në pyetjen kujt i përket Kosova, ajo përgjigjet Kosova është serbe.

 Përkundër gjithë kësaj, ju mundojnë ditët e ikjes, por asnjëherë nuk keni pasur dilemë që Serbinë ta konsideroni vendin tuaj?

“Po shpesh kur flasim për këtë e përsëris se Serbisë i kamë dhënë gjithçka çka kam pasur, duket se fati im është dëshmohem dhe tash këtë e bëjë me punë shkencore dhe ligjërata me studentët, i mësoj të jenë të ndershëm, njerëz, të shohin punën e tyre dhe të duan atdheun. Ndërsa sa I përket ikjes dhe braktisjes së vendlindjes, kur jam larguar kam qenë në kolonën me serbë dhe një polic kur ka shikuar letërnjoftimin tim dhe emrin më ka qëlluar kondak në shpinë, për çka jam dërguar në spital. Mirëpo deri diku e kam kuptuar dhe e kam fal sepse më vonë më ka kërkuar falje dhe jemi bërë miq”.

Pas 20 viteve nga ikja juaj dhe ikja e 250 mijë serbëve, situate në Kosovë nuk është stabile…?

“Njeri të zakonshëm nuk ka askund, sepse nëse do kishte anketë reale edhe të sinqertë, mendoj se tregimi do të ishte ndryshe. Ndërsa s ai përket pranisë ndërkombëtare dhe përzierjes së fuqive të mëdha ShBA, pyetja e Turqisë, Federata Ruse, pastaj Gjermanisë… secila kërkon interesin e vetë në Ballkan dhe të ketë pjesë e Ballkanit. Nuk duhet anashkaluar edhe pasuritë natyrore, duke përkujtuar se vetëm në Gllogovc gjendet një nga minierat që prodhon uranium, mos të flas për bazën ushtarake ‘Bondsteall’ gjendet në xehe dhe atje ka aeroport nëntokësor”.

Shumë në Serbi kanë pritur që politika e Trampit të ndryshoj qëndrimin e ShBA ndaj çështjes së Kosovës ?

“ShBA kanë politikë të vendosur dhe kur arrijnë qëllimin ata më nuk janë aty. Ndërsa në Kosovë ende nuk kanë përmbyllur tregimin, pasi ngadalë po kthehet interesi rus në Ballkan. Mirëpo mendoj se ShBA duhet të përcaktohen a janë për krijimin e një shteti të ri islamik në Ballkan” mendon ajo.

Kohë më parë mediat shqiptare kanë prezantuar planin e bashkësisë ndërkombëtare sipas të cilës ‘Trepça dhe Gazivoda’ do i takojnë ndërkombëtarëve për 99 vite?

“ Të gjitha ato objekte janë pasuri të Jugosllavisë së madhe të dikurshme, ndërsa pasi pasuesi ligjor i saj është Serbia, që po kthen edhe borxhin e madh të Kosovës, mendoj se kjo nuk është aq lehtë e arritshme. Realisht të gjitha dokumente valide dhe tapitë i takojnë Serbisë”.

Uraniumi nuk zgjedh viktimat

A besoni se mund të bëhet akuzë kolektive ndaj vendeve që kanë marr pjesë në bombardimet e NATO-së ?

“Fakt është se uranium i varfëruar nuk zgjedh viktimat dhe ka të sëmure shumë në Kosovë, port ë dhënat nuk kumtohen. Për fat të keq kjo përqindje rritet shumë dhe këtë populli një ditë do ta kuptoj: se bombat ishin edhe për njërën edhe palën tjetër. Ndërsa sa i përket akuzës, që kjo të bëhet duhet të ketë vullnet edhe unitet politike” ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat