Mustafa: Çdo veprim për territor e zhbën shtetin

Lajme

Mustafa: Çdo veprim për territor e zhbën shtetin

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:47
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të hyj asnjëherë në koalicion me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër.

 LDK përsërit se e vetmja zgjidhje për të dal nga “kriza aktuale” janë zgjedhjet.

Kështu tha sot kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Sipas Mustafës LDK i sheh si zgjidhje të vetme zgjedhjet,  ndërsa tha se askush të mos mendojë se nëpërmjet LDK-së do të shpëtohen “ndytësitë e këtij koalicioni”.

“Këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vet”, tha Mustafa.

Sipas tij Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj miqve për sjelljet që bën e edhe duhet të jenë të kujdesshëm për dialogun.

“Duhet  dikush t’i garantojë qytetarët se në dialog nuk do ketë shkëmbim dhe korrigjim territoresh dhe nuk do vihet në tavolinë deklarata e pavarësisë sepse çdo veprim për territor do ta zhbëjë  shtetin që e kemi bërë. Do të vazhdojmë ta  përkrahim dialogun,  por nuk do përkrahim dialogun që vë në pikëpyetje të arriturat tona”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat