Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes postimit në rrjete sociale kujton Epopenë e UÇK-së, duke shkruar se, me vulën e flijimit dhe sakrificës së familjes Jashari, të bacës Hamzë dhe Adem, i shtruan atdheut rrugën e lirisë dhe çlirimit, përcjellë "Bota Sot".
Postimi i plotë:
E jona Kosovë, atdheu i bijëve dhe bijave që ranë heroikisht, për tu ngritur pavdekshëm në kujtesën tonë kombëtare.
Përvitshëm kujtojmë Epopenë e UÇK-së, që me vulën e flijimit dhe sakrificës së familjes Jashari, të bacës Hamzë dhe Adem, i shtruan atdheut rrugën e lirisë dhe çlirimit.
Ne bijtë e këtij vendi, i përkulemi përjetësisht sakrificës suaj.
Lavdi familjes Jashari dhe gjithë heronjëve!