SHBA-të në Bujanoc e Preshevë interesohen për diskrimimin e shqiptarëve entik në Luginë

Lajme

SHBA-të në Bujanoc e Preshevë interesohen për diskrimimin e shqiptarëve entik në Luginë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:21
Pamje nga takimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Adam Schick dhe atasheu ushtarak Robert Hamilton vizituan sot Bujanocin dhe Preshevën ku biseduan me përfaqësuesit politikë të vetëqeverisjeve lokale. Zyrtarët amerikanë kanë takuar liderët e Luginës Shaip Kamberin dhe Armend Aliun.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë.

Me përfaqësuesit e ambasadës u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo – arsimor.

Kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi tha pas takimit me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane se gjatë takimit u zhvilluan fjalime rreth situatës politike në atë zonë, problemet e arsimit në gjuhën shqipe, si dhe mundësitë për zgjidhjen e këtyre problemeve përmes realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në Preshevë, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane biseduan me liderin Armend Aliu, i cili pas takimit tha se përveç temave të zakonshme, u diskutua edhe për mundësitë e zbatimit të projekteve të përbashkëta me mbështetjen e SHBA, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ohajos.

Image

Në pritjen e organizuar nga ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe të gardës kombëtare të Ohajos (Ohio) u takova me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, Adam Schick dhe Majorin e ushtrisë Amerikane, ndihmësin e atasheut ushtarak në ambasadë, Robert T. Hamilton.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një nga avokatët më të zëshëm të zgjidhjes së problemeve vitale me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës, njofton Presheva Jonë.

Image

Delegacioni i Ambasadës së SHBA në Beograd mori pjesë të enjten në një ligjëratë në “dritaren amerikane” në Bujanoc mbi mënyrën e forcimit të ndikimit të gruas në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat