Aleksandër Vuçiq i reagon Behgjet Pacollit: Këtë film nuk do ta shikoni

Lajme

Aleksandër Vuçiq i reagon Behgjet Pacollit: Këtë film nuk do ta shikoni

Nga: F.B Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:55
Aleksandër Vuçiq dhe Behgjet Pacolli

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se ministri i punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka përdor një trik të ri kur paralajmëroi heqjen e taksës për çka do duhej të bisedon ekipet e Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Tash do të ju them mirë në gjuhën serbe kot keni ‘gëlqerosur”, nuk ka asgjë nga ajo punë, bëhuni më të mençur dhe me një platformë më të mençur të ulemi të bisedojmë ", ka thënë Vuçiq në Smederevë para qytetarëve në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”.

Ai theksoi se platformë e Prishtinës për dialog parashikon “ ne duhet të bëjmë çdo gjë që ata duan dhe të jemi të kënaqur, që këtë nuk e kanë bërë më herët".

Vuçiq ka vlerësuar se papërgjegjësia e politikanëve në Prishtinë është fjalë e butë me të cilën do përshkruhej sjellja e tyre.

"Çka doni, ndërsa na bëjnë shantazh, na konsideroni të marrë, këtë film nuk do ta shikoni", porositi Vuçiq duke porositur qytetarët në Kosovë që të mos shqetësohen sepse shteti i Serbisë është me ta.

“Serbia nuk është e dobët si në vitet 2004 dhe 2008, nuk është e dëshmuar si në 2010, kur kemi kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe nuk sillet me arrogancë, por është mjaftueshëm e fortë të mbroj secilin fëmijë edhe të rritur dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë në bashkësisë ndërkombëtare ", tha Vuçiq.

“Ka dal ministri i tyre, Pacolli dhe thotë „ javën që vjen mund të hiqet taksa, por të ulen ekipet e bisedimeve ", pastaj ka shtua: "Të vazhdojmë, mbase sipas platformës së tyre, të pranojmë se çdo gjë është e tyre, se Kosova është shtet i pavarur, ku do formohet Gjykata speciale për krime të luftë ku do përgjigjen serbët, dhunimin e shqiptareve, të formohet komision për dëmshpërblim..." tha ai.

Ai ka theksuar se kanë renditur 10 gjëra që Serbia duhet të i bëjë. Ndërkohë që ata nuk kanë bërë asgjë nga marrëveshja e Brukselit, as në formimin e asociacionit, pastaj vendosen taksën dhe shkelën marrëveshjen e CEFTA-së „sepse kanë mbrojtjen e fuqive të mëdha perëndimore ".

Kanë menduar një trik të ri, miratuan platformën, ku qëndron se Serbia duhet të bëjë gjithçka që ata duan dhe ne të jemi të kënaqur, që do të na falin që më herët se kemi bërë këtë.

“Mos u shqetësoni njerëz, Dje kamë shfrytëzuar rastin të shpreh të gjithë zemërimin, ndërsa sot i porosis” kot keni gëlqerosur, nuk do të shikoni atë film "", tha Vuçiq, duke porositur serbët se do të jetë me ta.

Duke përfunduar ai theksoi se ata duan të na thonë se ata janë që vendosin gjithçka, ndërsa Serbia dhe populli ynë nuk pyetet asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat