Deputeti i LDK-së: Kosova vend unikat në botë, kufijtë rrezikohen nga Thaçi

Lajme

Deputeti i LDK-së: Kosova vend unikat në botë, kufijtë rrezikohen nga Thaçi

Nga: NSh Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:01
Hashim Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka përmendur 10 pika, të cilat sipas tij, politikën e Kosovës e bëjnë unike në Kosovë.

Si pikë të parë paradoksale, ai ka renditur se si presidenti i vendit, që është i thirrur ta mbrojë territorin e vendit, ai e bënë të kundërtën, e rrezikon ndarjen.

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Avdylit pa ndërhyrje:

"Kosova është vendi më unikat në botën e politikës sepse:

1. Kufinjtë e saj rrezikohen nga vetë Presidenti që është i thirrur ti mbron,

2. Qeveria sulmohet nga parterët e saj , e mbahet e mbrohet nga një parti opozitare, e ndarë nga një parti antiestablishment qê tani mbrojnë pozitat e pushtetit ma mirë se sa ata vetë ,

3. Ka parti në pushtet me një deputet e ka 5 ministri e dhjetra pozita , e partia me me 12 deputet, asnjë pozitë ekzekutive e ashtuquajtur opozitare , po vota blanko për pushtetin,

4. Ka mjek ministra të rrugëve e policisë e ska mjek në ministrin e shëndetësisë,

5. Gjysma qeverisë në gjykata, e qeveria dyfishon pagat për prokurorët,

6. Kryeqyteti i Kosovës shpallet qyteti më i shëmtuar në Evropë, me ajrin më të ndotur në botë, e kryetari i saj mirret me platforma dialogu e politika gjeostrategjike,

7. Tërë ditën në media e intervista pushtetarët bëhen se shahen, e në mbrëmje hajnë darka e shkryhen në alkool,

8. Në pushtet janë njerëzit tē cilët krejt Kosova e di që skan kry shkollë, e akademikët flenë të kenaqur nga privilegjet e po ketyre pushtetarëve,

9. Mijera lapidare , e qindra manifestime për dëshmorë, e pushtetarët vjedhin në lapidare e manifestime derisa familjet e dêshmorëve vuajnë,

10. 2000 € marrin qindra këshilltarë për të mos folur as këshilluar, e punëtori i sektorit privat 170 € ,pa u ndalur as pushuar.

.....ka edhe shumë....po lodhemi duke numêruar anakronizmat qeveritare e cila nga dita e parë askush se besoj që e kishte gjatë, po akoma po mbijeton, njëherë falë Srpskas e tash fal PSD".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat