Të dielën rreth orës 12:20, autoritetet e Kosovës nuk i kanë lejuar disa basketbollistë të Serbisë që të hyjnë në territorin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Policisë për Informim duke bërë të ditur se personat në fjalë nuk i kanë poseduar dokumentet e identifikimit.
“Rreth orës 12:20 iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës pasi qe nuk kanë poseduar dokument identifikimi, e po ashtu nuk kanë pasur leje nga federata”.