Vuçiq qanë si fëmijë për viktimat e bombardimeve të NATO-s, harron mijëra shqiptarë që vrau Serbia

Lajme

Vuçiq qanë si fëmijë për viktimat e bombardimeve të NATO-s, harron mijëra shqiptarë që vrau Serbia

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:23
Aleksander Vuçiq

Rreth 20 mijë persona janë mbledhur sot në Nish për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Në këtë tubim Vuçiq foli për viktimat e bomabardimeve të NATO-s, por ai befasoi të gjithë të pranishmit kur filloi që qajë ndërkohë që po mbante fjalim.

“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-in ishin vetëm një gabim. Për ne, ata kurrë nuk do të harrohen. Dy mijë e gjysmë jetë nuk do të harrohen. Gabimi është tek ai që i ka vrarë. Sot, Serbia guxon dhe duhet ta thotë këtë, sepse pa marrë parasysh se sa kanë bërë kundër saj, Serbia është më e fortë se kurrë. 20 vjet pas bombardimeve, e ardhmja është obligimi ynë”, tha ndër të tjera Vuçiq para të pranishmëve.

Nga aty Vuçiq dërgoi edhe një mesazh për “armiqtë” duke thënë se Serbia tani është dhjetë herë më e fortë sesa që ishte në vitin 1999.

“Serbia tani është 10 herë më e fortë se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fortë se në vitin 2008, dhe është e qartë se të tjerët nuk e duan atë”, tha Vuçiq.

“Forcat e Armatosura Serbe sot janë një forcë e respektuar, kemi 14 aeroplanë luftarakë të tipit Mig dhe ne jemi në gjendje të mbrojmë interesat tona kombëtare, por biseda është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen”, u shpreh më tutje ai.

Ditëve të fundit Vuçiq po përballet me protesta masive në Serbi kundër siç e quajnë ata “diktaturës” së instaluar në këtë shtet, e mbase kjo mund të ketë qenë edhe një arsye më shumë për të derdhur “lotë krokodili”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat