Vuçiq eskalon, bombardimet e NATO-s i quan krim

Lajme

Vuçiq eskalon, bombardimet e NATO-s i quan krim

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk mund ta pranojë se bombardimet e NATO-s ishin agresion i nevojshëm dhe një zgjedhje në mes të dy të këqijave.

“Ishte një agresion që ishte krejtësisht i gabuar, ishte një krim që e ktheu prapa rajonin”, tha ai për televizionin Happy.

Ai gjithashtu tha se nuk mund të pajtohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha dje se “agresioni nuk ishte drejtuar kundër popullit”.

Vuçiq theksoi se rrreth kësaj nuk mund të bie dakrod me Stoltenbergun megjithëse ka një bashkëpunim të mirë me të pasi kjo është puna e tij, “sepse ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur popullin tonë dhe objektet e shenjta në Kosovë”.

“Pse atëherëë aq shumë ura kanë shkatërruar dhe goditën trenin civil i cili po drejtonte një pajisje ushtarake apo armë? Ne nuk kemi marrë edne veten me rreth urave dhe infrastrukturës tjetër që ende po rregullohet nga, nuk mund të pranojë argumentin”, tha a.

Më 24 mars u bën 20 vjet qëkur Aleanca Veri-Atlantike nisi fushatën ajrore kundër caqeve serbe e cila zgjati 78 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat