Weber: Politika kosovare të mësojë nga diaspora si ta integrojë vendin në BE

Lajme

Weber: Politika kosovare të mësojë nga diaspora si ta integrojë vendin në BE

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:54
Manfred Weber

Manfred Weber, kandidati kryesor për president të Evropës nga partitë popullore evropiane, u tha të pranishmëve se Evropa është shtëpia e të gjitha shteteve që i takojnë këtij kontinenti.

“Shtetet që duan t’i takojnë BE-së duhet me disiplinë t’i kryejnë detyrat e shtëpisë për popullin e vet, duke treguar punë dhe angazhim për mirëqenien e qytetarëve e assesi privilegj personal e familjar”, porositi ai.

Në këtë takim nuk munguan edhe anëtarët e fondacionit BESA, në përkrahje të tij. Ilir Seferi nga Fonacioni Besa kërkoi nga Manfred Weber që të ndikojë te ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare që kosovarëve t’iu lejohet lëvizja e lirë pa viza.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë kosovarët që të gëzojnë këtë të drejtë legjitime, Weber tha se PE, e veçanërisht partitë e djathta, tanimë kanë dhënë dritën jeshile për këtë çështje.

“Për mua, kosovarët duhet të lëvizin lirshëm, ndërsa politika kosovare duhet të mësojë nga ju diaspora se si duhet integruar vendin në BE”, porositi Weber.

Në Bundeslandin më të fortë ekonomikisht Bayern për deputet konkurron edhe miku i madh i shqiptarëve Bernd Posselt.

Bizneset kosovare të tubuar rreth fondacionit Besa u bëjnë thirrje të gjithë bashkëkombësve të vet që të përkrahin masovikisht CSU/CDU për PE nëse duan t’i kenë dyert e hapura në Parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat