Vërejtjet britanike që mos të udhëtohet në veri të Kosovës tmerrojnë serbët, kështu reagojnë ndaj tyre

Lajme

Vërejtjet britanike që mos të udhëtohet në veri të Kosovës tmerrojnë serbët, kështu reagojnë ndaj tyre

Nga: F.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:03
Ilustrim

Kohëve të fundit shërbimet britanike janë aktive në veri të Kosovës në mbledhjen e të dhënave rreth gjendjes së sigurisë, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo sipas analistëve serbë më shumë ngjan në manovër që në prapavijë ka diçka tjetër dhe jo kërcënimet e sigurisë, duke theksuar se shërbimet britanike kanë qenë mirë që informacionet që I kanë t'i ndajnë me Prishtinën, KFOR-in dhe Beogradin.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, Milovan Drecun, mendon se vërejtja është tregim i politizuar, që nuk ka të bëjë me realitetin, përveç nëse britanikët nuk dinë nëse shqiptarët po përgatisin diçka.

Drecun shton se “protestat e parëndësishme” në veri nuk mund të prishin stabilitetin, sikurse as incidentet nuk mund të jenë shkas për vlerësimin e Londrës.

“Mbetet e paqartë prej nga papritur kjo vërejtje”, ka thënë Drecun dhe me të pajtohet edhe diplomati Zoran Milivojeviç, të cilit vërejtja e britanikëve i ngjason në politik se në vlerësim të situatës

Sipas Milivojeviç, është më korrekte që nëse kanë informacione ato të ndahen me palën serbe, KFOR-in dhe Prishtinën.

“Nuk shoh se vërejtja është përcjell nga amerikanët, kur vetë ambasadori Kosnet po qëndron atje dhe është pikëpyetje ku janë bazuar në këtë qëndrim dhe shqetësim.

Vlerësimet e këtilla për problem të sigurisë bëhen për vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa një vërejtje e këtillë do ishte shumë serioze nëse do bëhej nga KFOR-i.

Në të njëjtën kohë, komandanti i Forcave të bashkuara në Napoli Xhems Fogo ka vlerësuar se në komunat veriore të Kosovës nuk ka rrezik siç është shprehur në vërejtjen e britanikëve.

Fogo ka thënë se ambasadori amerikan Kosnet nuk do qëndronte në atë zonë në një situatë të rrezikshme.

“Edhe unë kam qenë atje dhe nuk ka asgjë që mund të paraqiste rrezik”, ka thënë Fogo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat