Vuçiq: Jam i shqetësuar për gjithçka në Kosovë dhe takimin e ardhshëm në Berlin - Bota Sot
Vuçiq: Jam i shqetësuar për gjithçka në Kosovë dhe takimin e ardhshëm në Berlin

Lajme

Vuçiq: Jam i shqetësuar për gjithçka në Kosovë dhe takimin e ardhshëm në Berlin

Nga: F. B. Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:09
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vizituar sot punimet ne ndërtimin dhe rekonstruktimin e Qendrës Klinike të Serbisë, ku ka komentuar situatën në vend dhe takimin që do mbahet me 29 prill në Berlin, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se është shumë i shqetësuar me gjithçka në Kosovë sikurse edhe për takimin që do mbahet në Berlin.

"Shqetësohem për gjithçka dhe për takimin në Berlin. Jo se frikësohem ndonjë presioni, as që mendoi se do të ketë, por nuk shoh mënyrë si të ecim tutje dhe çka të bëjmë më tej me njerëzit që janë aq dhe ashtu të papërgjegjshëm siç janë liderët shqiptar sot. Ajo është që nxit tek unë frikë dhe skepsë të caktuar, por edhe më shumë na shtyn në sjellje përgjegjëse edhe serioze", ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Vuçiq ka thënë se ka shikuar sa shpresë kanë pasur mediat shqiptare dhe sa janë gëzuar me atë që ndodhi dje në rrugët e Beogradit dhe mediat e kontrolluara nga Haradinaj dhe Thaçi janë gëzuar me atë që potencialisht i përgatitej Vuçiqit.

"Kjo më ka shtuar forcën dhe shpresën që të punoj gjëra të mira për vendin tim dhe popullin tonë në Kosovë", porositi presidenti.

Ai ka shtuar se mediat shqiptar për dallim nga ato gjermane dhe zvicerane por edhe kroate, kanë vërejtur gjërat në rrugë në mënyrë të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...