Gazeta gjermane “shuplakë” Serbisë: Nuk ka vend në BE

Lajme

Gazeta gjermane “shuplakë” Serbisë: Nuk ka vend në BE

Nga: F.B. Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:49
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq fol se po udhëheq vendin drejt BE-së, në të njëjtën kohë mediat që e mbështesin pushtetin e tij shfrytëzojnë secilin rast të nxisin kundër Evropës, prandaj për një Serbi të tillë nuk e vend në BE, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung (Frankfurter Allgemeine Zeitung – FAZ), transmeton “Bota Sot”.

Gazeta shkruan se kancelaria Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron do të pranojnë në Berlin gjashtë liderët e vendeve perëndimore, që duan të hyjnë në BE dhe që asnjëra nuk është e gatshme për këtë.

Me këtë rast përkujtohet shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë, çfarë do të thotë pranimi pa përmbush kushtet, FAZ konstaton se vendet e regjionit meritojnë mbështetje por "afrimi me Bashkimin në këtë moment do dërgonte sinjal të gabuar".

Sipas FAZ me përjashtim të Maqedonisë që guximshëm po ec në përmbylljen e reformave dhe meriton fillim të bisedimeve të bashkëngjitjes pjesa tjetër ofron “pasqyrë të zymtë".

Kjo posaçërisht vlen për Serbinë e cila përkundër situatës së mirë ekonomike "në këtë moment nuk është kandidat i qëlluar për anëtarësi apo afrim në BE".

Qytetarët e Serbisë sipas gazetës në anketa tregojnë shkalën më të utë ndaj BE-së në ndonjë vend kandidat. Presidenti Vuçiq sqaron këtë me faktin se shumica e vendeve të BE-së kanë njohur Kosovën.

"Nuk mjafton të tregohet kah Kosova që të sqarohet qëndrimi i shumë serbëve ndaj BE-së Sepse deri sa Vuçiq thotë se drejton vendin drejt BE-së, pikërisht mediat që mbështesin pushtetin e tij njollosin dhe nxisin kundër BE-së. Shembull është TV Pink, ku Vuçiq i ka thënë intervistë kundër revistës Infermer", shkruan FAZ.

"Të dy mediat janë elemente mbështetëse të pushtett të tij. Nga administrata tatimore, policia, shërbimi intligjencës (të gjitha janë nën kontroll të Vuçiq). Ka fushat kundër viktimave me vite, faktet janë të imagjinuara por nganjëherë mjafton rrëzimi i imazhit", shkruan gazeta gjermane.

Sipas FAZ, Informer, kur nuk fol për gjëra tjera një herë në javë fol për luftën që i kërcënohet Serbisë, BE paraqitet si lidhje miqësie me shqiptarët, lotuesit e komunitetit LGBT dhe qëllim kanë islamizimin e Evropës, duke krijuar përshtypje se Serbia do mbaronte mos të ishte Vuçiq dhe mbrojtja nga Putini.

"Po ky medium (Informer) është kundër orientimi të vendit drejtë BE-së, Në Serbi ka shumë diskonim pro rus dhe kundër perëndimor", thotë FAZ.

"Nëse kjo është e saktë, kjo do ishte argument kundër Serbisë në BE. Pse BE do mundësonte pjesëmarrje politike shtetit që nxit edhe flet kundër BE-së si mjet për mbetje në pushtet. Ai që dëshiron të pranoj Serbinë duhet ta ketë të qartë se edhe një Hungari hyn në bllok. Shteti ku me nxitjen kundër fitohen zgjedhjet. Një anëtare e tillë vetëm dobëson Bashkimin Evropian. Prandaj një Serbie të tillë nuk duhet bërë vend në BE edhe pse është në Evropë. Të paktën jo sot dhe jo nesër”, përfundon FAZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat