Vuçiq e Mogherini thyejnë ve në Berlin për Pashkët Ortodoksë

Lajme

Vuçiq e Mogherini thyejnë ve në Berlin për Pashkët Ortodoksë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:31
Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Berlin, para fillimit të punimeve të samitit mbi Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më vonë.

Vuçiq me këtë rast i dhuroi kryediplomates evropiane një shportë vezësh të pashkëve.

“Dhurata e Pashkëve – Presidenti Vuçiq i solli një shportë të vezëve të Pashkëve Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri,” thuhet në faqen në Instagram të presidentit serb.

Samiti mbi Ballkanin Perëndimor po mbahet në organizimin e udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat