Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mendon të padis ministrin e mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili përsëri në publik ka përdor termin fyes për shqiptarët – “shqiptari”, ka thënë për “Radio Evropa e Lirë”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot” presidenti i këshillit Ragmi Mustafa.
Mustafa ka theksuar se me këtë shprehje “nënçmohen shqiptarët dhe vëhen në grupi të qytetarëve të shkallës së dytë”.
“Kjo është fyese dhe lënduese nga koha e viteve 90-ta. Nuk do duhet që ashtu të etiketohen shqiptarët. Kjo gjuhë e Vulin na jep të nënkuptojmë se na nuk jemi pjesë të kësaj shoqërie”, thekson Mustafa nga komuna e Bujanovcit, ku jetojnë me shumicë shqiptarët.
Ai ka shtuar se incidentet përpara furrës së bukës në Borçe në vendbanimin periferik të Beogradit dhe Dolovo në Pançevë janë pasojë e gjuhës që promovohet në media por edhe nga ana e zyrtarëve serbë.
Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin nuk është I vetmi zyrtar në qeverinë e Serbisë që shqiptarët i thërret me këtë emër dhe që flasin në atë mënyrë. Edhe drejtori i (të ashtuquajturës) për Kosovë Marko Gjuriq në kumtesën zyrtare në mes prillit shqiptarët e Kosovës i quan me emrin nënçmues edhe fyes”Shqiptar”.
Ai përkujton se ka një vendim të Gjykatës së Apelit sipas të cilës emri “shiptar” është jokorrekt politikisht dhe term lëndues.