Vuçiq: Cila është zgjidhja tash, përveç që Kosova të marr pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin

Lajme

Vuçiq: Cila është zgjidhja tash, përveç që Kosova të marr pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin

Nga: F.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:53
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka theksuar për TV Pink ,transmeton “Bota Sot”, se është hipokrizi absolute që sot ata e kanë sulmuar për planin për Kosovën dhe kanë hedh poshtë si plan tash thonë se nuk kanë ditur për atë plan.

Kjo është hipokrizi e plotë kur thonë se as që kanë ditur për përmbajtjen e propozimit.

"Pse atëherë e keni sulmuar nga moment I parë. Më keni heq kokën, ndërsa nuk paskeni dëgjuar për çka bëhet fjalë. Pasi nuk dini pse kritikonit, ndërsa tash kur them se dështoi ai plan, thoni nuk keni ditur për te. Pse e sulmuat dhe e rrëzuat atë, ndërsa nuk keni dashur të dëgjoni ", tha Vuçiq.

Ai përkujtoi se të gjtiha shtresat e shoqërisë ishin të ftuar në dialog, shumë kanë fol, prej të cilëve disa donin ndarjen, disa konfliktin e ngrirë, por opozita përveç që ishte kundër çdo lloj propozimi, asgjë s’ka thënë.

"As që kanë dëgjuar propozimin dhe më kanë gozhduar në kryq dhe më kanë sulmua. Kjo është diçka jo logjike për mua. Qenësore është se duhet të jemi përgjegjës dhe serioz ", porositi ai.

Vuçiq tha se shqiptarët kanë bërë disa gabime, por edhe përkundër këtyre nuk mund të themi se populli do ta ketë më mirë.

"Nuk guxojmë të bëjmë gabime. Nuk kam guxuar s dëshiruar që të ju kthejë shpinën Merkel dhe Makron pas takimit të shkëlqyer me Si Gjinping dhe putin. Jemi tepër të vogël që të mund të sillemi ashtu. Nëse jeni të papërgjegjshëm si ata (shqiptarët) që të mendoni se duhet tregoni forcë, ky është hap i gabuar. Duhet si në vijë teli të kujdesimi për interesat tona por edhe të jemi racional dhe përgjegjës", sqaroi ai.

Vuçiq ka thënë se sot kuptohet se ajo që ka propozuar nuk ka mundur të kaloj pas presionit të madh të vendeve perëndimore, shërbimeve të tyre inteligjente por edhe fushatës mediale e politike kundër tij.

Kanë ngecur edhe ata që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës në tërësinë territorial, edhe patriotët e mëdhenj që kanë menduar se Kaçaniku është qytet serb dhe të gjitha kishin vetëm një detyrë me gjithë forcën të rrëzojnë planin.

Cila është zgjidhja tash, përveç që Kosova jo me vullnetin tim apo se unë kam pranuar të marr pavarësinë dhe sovranitetin në gjithë territorin. Unë do pyes shumë ekspertë që kanë protestuar” çfarë keni bërë?” Si është e mundur që nuk keni shikuar realitetin? Pse keni penguar mundësinë që Serbia të nxjerr diçka për popullin e saj?", pyeti Vuçiq.

Kjo tha ai, nuk më sjell asnjë lehtësim moral dhe shtoi se nuk ndihet mirë sepse të gjithë mundin e e jetës politike ai ka kushtuar zgjidhjes serioze të problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat