Mihajloviç: Ballkani Perëndimor dhe BE, të nevojshëm për njëri-tjetrin si asnjëherë më përpara

Lajme

Mihajloviç: Ballkani Perëndimor dhe BE, të nevojshëm për njëri-tjetrin si asnjëherë më përpara

Nga: F.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:38
Zorana Mihajloviç

Serbisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor ndoshta asnjëherë sikur tash nuk i është e  domosdoshme BE, sikurse edhe BE-së asnjëherë si tash nuk i është dashur më shumë paqe dhe Ballkani stabil dhe të gjitha vendet ballkanike si anëtare të plota të BE-së ka deklaruar nënkryetarja e qeverisë Zorana Mihajloviç me rastin e 9 majit Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës. Shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Mihajloviç ka shtuar se Serbia është krenare në traditën e saj kundër fashiste, por nuk do të harroj kurrë viktimat me të cilat ka paguar lirinë e saj, por edhe lirinë e Evropës në luftën kundër fashizmit.

"Fashizmi u mund para 74 viteve, por ende jetojnë idetë që tentojnë të dizajnojnë dhe ndryshojnë historinë si dhe të harrojnë dhe minimizojnë rolin e Serbisë në luftën kundër fashizmit. Këtë nuk do të lejojmë sepse Serbia përherë ishte në anën e drejtësisë, vërtetës, lirisë , barazisë dhe bashkimit dhe këto janë idetë e Bashkimit Evropian“, ka nënvizuar ajo.

Ajo potencoi se rruga strategjike e Serbisë është anëtarësia e plotë në BE.

„Serbia jam e bindur si dhe vendet tjera të regjionit nuk kanë dilema se rruga jonë dhe qëllimi është Evropa dhe anëtarësimi në BE, por BE duhet qartë dhe konkretisht duhet të tregoj se Ballkani është qëllimi i saj. Pa Ballkanin perëndimor BE nuk do të jetë stabil edhe komplet, sikurse pa hyrje në BE, Serbia dhe vendet tjera të regjionit nuk do të mund të zhvillohen. Të gjithë qytetarëve të Serbisë, regjionit dhe Evropës urime Dita e fitores ndaj fashizmit dhe Dita e Evropës“, ka thënë Mihajloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat