Daçiq: Prioritet i Serbisë ruajtja e sovranitetit me Kosovën si pjesë të saj

Lajme

Daçiq: Prioritet i Serbisë ruajtja e sovranitetit me Kosovën si pjesë të saj

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:35
Ivica Daçiq para pjesëmarrësve të Akademisë Diplomatike të Vjenës

Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, me Kosovën si pjesë përbërëse të saj, është prioriteti më i madh i politikës së jashtme të Serbisë, bashkë me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Kështu tha sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në adresimin e tij para pjesëmarrësve të Akademisë Diplomatike të Vjenës, që ishin mysafirë të kësaj ministrie, ai theksoi se në krye të listës së prioriteteve kanë edhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh me akterët kryesorë të skenës politike globale dhe me të gjitha vendet e tjera të botës si dhe neutralitetin ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat