Kërcënohet me vrasje serbi i PDK-së, ish-anëtar i Inteligjencës së Kosovës - Bota Sot
Kërcënohet me vrasje serbi i PDK-së, ish-anëtar i Inteligjencës së Kosovës

Lajme

Kërcënohet me vrasje serbi i PDK-së, ish-anëtar i Inteligjencës së Kosovës

Nga: N.Sh Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:07
Bojan Bozovic

Bojan Bozovic, anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është shprehur disa herë në medie se ai ka qenë agjent i Inteligjencës së Kosovës, është kërcënuar me vrasje.

Kështu, përmes një postimi në Facebook ka publikuar edhe disa shkrime në gjuhen serbë të cilat i ka marr si mesazhe, ku thotë se këto janë kërcënime për vrasje atë dhe familjen e tij.

Ai shprehet se, deri tash nuk e ka pasur këtë problem, mirëpo mendon që është serioz, duke u shqetësuar se nuk ka askënd që të kërkoj ndihmë.

Ja postimi i plotë nga Bojan Bozovic:

Gjatë natës kam marrë dhjetra mesazhe Këto janë kërcënime për vrasjen e mua dhe familjes sime.

Deri më tani nuk e kam pasur këtë problem

Mendoj se kjo është një fushatë serioze Dhe mendoj se siguria ime është kërcënuar drejtpërdrejt Për fat të keq, nuk kam askënd që të kërkoj ndihmë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...