Shtohet numri i shërbimeve në radioterapi - Bota Sot
Shtohet numri i shërbimeve në radioterapi

Lajme

Shtohet numri i shërbimeve në radioterapi

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Instituti i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar rritje në ofrimin e shërbimeve të radioterapisë për pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. 

Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale dhe pengon riprodhimin e tyre.

Gjatë periudhës janar-prill 2019 janë kryer 7730 seanca të rrezatimit për pacientë.

Në saje të raportit të punës, për tretman axhuvant (trajtim për mjekim definitiv) qenë paraqitur 170 raste të reja. 

Brenda katër muajve të parë të këtij viti kishte edhe 170 raste të reja, që kanë kërkuar mjekim paliativ (trajtim për ndaljen e dhimbjes, gjakderdhjes ose zvogëlimit të simptomave).

Në Institutin e Onkologjisë, vitin e kaluar mjekët kanë ofruar 6670 shërbime në radioterapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...