Trajkoviç: Ky politikan serb po ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Trajkoviç: Ky politikan serb po ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Nga: F.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:35
Rada Trajkoviç

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës Rada Trajkoviç, ka vlerësuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviç " duke ofruar shfaësim për Milan Radoiçiç".

Ajo në emisionin “Marrëveshja” citohet se ka thënë se opinioni dëshiron të di të vërtetën rreth vrasjes së Ivanoviqit dhe se ajo nuk do heq dorë nga kjo çështje derisa e vërteta të mos konfirmohet.

"Është e qartë se ka obstruksion dhe është e dhimbshme se obstruksion ka në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radoiçiçit që të dorëzohet dhe të dëshmoj pafajësinë e vetë në këtë proces. Do i mundësohej logjistika e sigurisë së shtetit të Serbisë, në kuptimin e avokatit dhe gjithë asaj që thonë se zyra për Kosovë i ka siguruar për të ndjerin Ivanoviq kur kishte procesin gjyqësor dhe jo ta mbajnë dhe të gjithë ne të jemi fajtor. Në të vërtetë, unë sinqerisht dëshiroj dhe do vazhdoj rreth kësaj derisa të dihet kush e ka vra Oliverin ", ka thënë ajo. 

Ajo ka theksuar se modeli i heshtjes së njerëzve si rezultat ka pasoja të frikshme ndërsa një ndër to është rrezikimi i njerëzve që flasin ndryshe nga pushteti, gjë që sipas Trajkoviç kjo është “përgatitje për likuidim të tjerëve”. 

Rada Trajkoviç ka nënvizuar se ka parashtruar akuzë kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit për rrezikim të sigurisë personale por nga kjo nuk pret shumë dhe nuk beson se prokurori, që do të vendos shteti do të lejoj që ai proces të shkoj normalisht.

"Vlerësoj se procesi di ndërpritet, por le të mbetet e shënuar si gjurmë. Këtu kisha poentën”, ka thënë ajo.

Trajkoviç ka shtuar se vrasja e Ivanoviqit dhe Dimitirje Janiçeviqit shkaku kryesor që askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar të komunave në veri që u mbajtën javën që shkoi.

"Kush do të paraqitet më në zgjedhje dhe të paguaj me kokë, për faktin se është kundër kandidat i Listës Serbe? Këtu keni fundin e demokracisë dhe kjo me të vërtetë është e tmerrshme", ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat