Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do t’ua paraqesë deputetëve të Kuvendit të Serbisë raportin ‘në detaje’ për bisedimet e deritashme për Kosovën, shkruan gazeta “Bota sot”.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se, në këtë mbledhje nuk do të prezantohet plani në detaje i palës serbe, plan ky që do të i ofrohet Kosovës.
Sipas gazetës serbe, Vuçiqi do të flas rreth 3 orë, ku në veçanti do të jetë Kosova. Këtë fjalim presidenti serb e ka përgatitur së bashku me 30 bashkëpunëtorë.
Kjo mbledhje e presidentit serb do të filloj në ora 16:00, dhe e pranishme do të jetë kryeministrja Ana Brnabiq, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.