Një person në Beograd hyn në furrën e bukës “Akademac” kërcënon dhë bënë me duar simbolin e shqiponjës

Lajme

Një person në Beograd hyn në furrën e bukës “Akademac” kërcënon dhë bënë me duar simbolin e shqiponjës

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 06:00
Akademac

Një person në Beograd hyn në furrën e bukës “Akademac” kërcënon dhë bënë me duar simbolin e shqiponjës

Një person i panjohur mbrëmë rreth orës 20.50 minuta në Beogradin e ri ka provokuat punonjësit e një furre buke duke sharë popullin serb dhe duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës, njofton “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur në furrën e bukës "Akademac" në rrugën e Studentëve numër 2 në Beogardin e ri. Sipas deklaratës së punonjësve të kësaj furre, ai punonjësve me duar iu ka treguar simbolin e shqiponjës dykrenare dhe me sharje drejtuar popullit serb ka bërë debat. Për fat çdo gjë ka mbetur vetëm në konflikt verbal, ndërkohë që rasti është raportuar në polici dhe policia po kërkon për këtë person.

Image

Gazeta njofton se në vendin e kësaj ngjarje të pakëndshme, askush nuk ka paramenduar një rrjedhje të kësaj.

“I riu ka hyr në punëtori dhe ka porositur gatesë – tregon pronarja e furrës V. T. punëtorja e ka shërbyer dhe në atë moment me duar ka treguar simbolin shqiptar të shqiponjës. Filloi të bërtas se të gjithë serbët do të I shkatërroj, të vras dhe se Kosova është republikë.

Sipas fjalës së pronares, punëtorja është treguar e guximshme duke mos lejuar të mbetet me kaq duke hyr në debat me te. Çdo gjë ka zgjatur rreth 5 minuta, mashkulli ka dal nga punëtoria, ndërsa punëtorja ka njoftuar policinë.

Kamerat

Objekti është nën mbulimin e kamerave të sigurisë që kanë xhiruar të gjithë incidentin. Në xhirime qartë shihet një mashkull të madh të moshës rreth 30 vjeç dhe lartësi 1.80 cm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat