Zyrtari rus në OSBE flet për aksionin në veri: Rusia po pret përgjigje...

Lajme

Zyrtari rus në OSBE flet për aksionin në veri: Rusia po pret përgjigje...

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 08:58
Njësia Speciale

Ruasi pret përgjigje adekuate nga udhëheqja e strukturave të specializuara të OSBE-së në ngjarjet e Kosovës, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE Aleksandar Lukasheviç, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

„Si dihet mirë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me pjesëmarrjen e BE-së dhe mbështetjen e perëndimit është arritur marrëveshja që forcat speciale të policisë së Kosovës  të armatosura me tyta të gjata nuk do të hyjnë në vendbanimet ne veri të banuara me serbë. Por në kohët e fundit kjo po ndodhë vazhdimisht me lëshimin  e forcave  ndërkombëtare në Kosovë që kanë mandate të KS të OKB-së për krijimin e paqes dhe sigurisë në krahinë” ka thënë Lukasheviç  në takimin e rregullt të këshillit të OSBE.

Ai ka ftuar promotorët e Prishtinës që të mendojnë për pasojat e nxitjes së Kosovës në aksionet kundër serbe.

„Kjo është mënyra direkt-e në nxitjen e tensioneve ndër etnike, asgjësimin e kuptimit të përpjekjeve shumëvjeçare të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqësore. Erdhi koha që të këndellen ekstremistët shqiptar të Kosovës dhe evitohet rritja e mëtutjeshme e konfliktit me pasoja të paparashikueshme“, shtoi ai.

„Presim reagim adekuat në këto ngjarje nga kryesia aktuale e OSBE-së dhe strukturat relevante të organizatës” ka thënë Lukasheviç.

Njësitet special të policisë së Kosovës së vetëshpallur të Kosovës ka nisur aksion në veri të krahinës serbe të martën në mëngjes  nën arsyetimin  e luftës kur krimit të organizuar dhe krimit. Policët e Kosovës me mjete të blinduara, ndërsa serbët kanë vendosur barrikada në rrugën Mitrovicë- Zubin Potok dhe janë konfrontuar me policinë ku ka pasur edhe të shtëna.

Janë lënduar shumë persona përfshirë tre policë , një gazetar dhe pjesëtarë të OKB-së njëri prej të cilëve rus Mihail Krasnoshçekov, që u hospitalizua dhe u liruar. Policia e Kosovës ka kumtuar se në aksion janë arrestuar 19 pjesëtarë të policisë, ndërsa organet serbe kanë njoftuar arrestimin e 29 personave. Presidenti Vuçiq ka urdhëruar vënie në gjendje gatishmërie të ushtrisë dhe njësive të policisë së Serbisë.

Ndërkohë kryeprokurori I Mitrovicës Shyqyri Syla ka deklaruar se policia e Kosovës më herët ka liruar Krasnoshçeko duke falënderuar imunitetin si pjesëtar I misionit të OKB, që duhet të i merret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat