E thotë në Beograd: Shqiptarët s’janë fise, janë pjesë e Perëndimit kanë 5 – 6 yje bote

Lajme

E thotë në Beograd: Shqiptarët s’janë fise, janë pjesë e Perëndimit kanë 5 – 6 yje bote

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:28
Robert Çoban

‘Shqiptarët kanë pesë apo gjashtë pop yje botërore, me të cilën duhet të pajtohemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor andaj nuk mund t’i shohim si fise që na sulmojnë ne”. Kështu thotë drejtori i grupit medial ‘Color Press’, Robert Çoban shkruan N1.

Ai ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në festivalin ‘Mirdita, Dobërdan’ që është mbajtur në Beograd duke e përshkruar si një ‘festival të suksesshëm’.

“E kemi mbajtur këtë festival dhe duhet të flasim. Ndërkohë patëm edhe një bisedë për deklaratën e kryeministres serbe për ‘njerëzit e malit’. Ajo u referohej njerëzve që kanë dalë nga UÇK. Është e vërtetë që ne kur mendojmë për shqiptarët, ndoshta edhe pse s’e themi publikisht, i mendojmë si njerëz të dorës së dytë”, thotë gazetari serb.

“Bekim Fehmiu ishte një aktor që arriti Hollivudin”, vazhdon ai, teksa ka përmendur edhe suksesin e pop yjeve shqiptare në botë (Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha).

Ai thotë se ‘qytetarët e të dyja vendeve duhet të komunikojnë më shumë mes vete dhe të mbajnë takime më të shpeshta si festivali në Beograd’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat