OKB: Ballkani përballet me nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Lajme

OKB: Ballkani përballet me nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:53
Ilustrim

Banorët e të gjitha qyteteve të mëdha në Ballkanin Perëndimor përballen me nivele alarmuese të ndotjes së ajrit, pasi rajoni i pazhvilluar, politikisht i brishtë, vazhdon të varet nga djegia e qymyrit për të gjeneruar energji.

Kështu thuhet në një raport për mjedisin të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të publikuar të hënën.

Raporti u përgatit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me institucionet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri, në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura prej 274 ditësh në vit.

“Popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë”, thuhet në raport, ku identifikohet mungesa e qasjes së rajonit në burimet moderne të energjisë së rinovueshme, si shkak kryesor të ndotjes së ajrit.

“Pesëmbëdhjetë centrale aktive me qymyr në pesë vende të Ballkanit Perëndimor hedhin në ajër sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit, të oksidit të azotit dhe pluhur”, thuhet në raport.

Sipas raportit, ndotja e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor shkakton 15 deri në 19% të  vdekshmërisë së përgjithdhme dhe e zvogëlon jetëgjatësinë e qytetarëve prej 1.1 deri në 1.3 vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat