Serbi: Sulmohet autobusi me shtetas të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të Sllovenisë

Lajme

Serbi: Sulmohet autobusi me shtetas të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të Sllovenisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:09
Autobusi

Mbrëmë e një autobus me shtetas të Kosovës që po udhëtonte drejt Sllovenisë është sulmuar në afërsi të Beogradit.

Autobusi thuhet se është sulmuar me një mjet të fortë, me ç’rast siç shihet edhe në fotot e mëposhtme është thyer xhami i përparmë.

Nga ky incident nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërkohë që autobusi ka vazhduar rrugëtimin.

Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat