Panikë në Serbi, shteti drejt fundit! Ja sa fshatra janë zhdukur

Lajme

Panikë në Serbi, shteti drejt fundit! Ja sa fshatra janë zhdukur

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:37
Serbi

Nga 4700 fshatra në Serbi, 1200 prej tyre janë zhdukur, derisa në 1000 fshatra tjerë ka më pak se 100 banorë, kurse në më shumë se 200 fshtatra nuk ka banorë më të ri se 20 vjeç.

Këtë e ka thënë aktori serb, Nenad Jezdiq, në seancën konstituive me rastin e formimit të Ekipit Nacional për rilindjen e fshatrave të Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fshatra, sot janë 260.000 burra të moshës ndërmjet 40-50 vjeç dhe rreth 100.000 femra të së njëjtës moshë, të cilët nuk kanë krijuar familje.

Jezdiq, i cili merret me bujqësi, ka folur për rëndësinë e ripopullimit të fshatrave serbe, dhe ka shtuar se “ka shekuj të tërë që tentohet për shkatërrimin e popullit serb dhe gjurmët e tij në këto hapësira”.

“Edhe pse kjo është e kaluar, tash po na kërcënohet e tashmja dhe e ardhmja e popullit serb”, ka thënë ai.

Qëllimi i këtij Ekipi është zvogëlimi i pabarazisë rajonale, krijimi i parakushteve sistematike për zhvillim ekonomik të familjeve, krijimi i ambientit të shëndosh tregtar, përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe krijimi i kushteteve socio-kulturore për rilindjen demografike të fshatrave në Serbi.

Se serbët po tkurrën drastikisht si popull e ka thënë ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në Kuvendin e Serbise tha se për të parandaluar një tragjedi të tillë, Serbia duhet të arrijë marrëveshje paqeje me Kosovën, në të kundërtën pasojat do të jenë fatale.

Referuar raportit të OKB-së të cilin Vuçiq e pati shpalosur para deputetëve, në vitin 2100, shqiptarët në Ballkan do të jenë 9 milionë e 640 mijë, kurse serbët vetëm 4 milionë e 327 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat