Pamje dhe rrëfime: Ramush Haradinaj i jep 2 minuta kohë Tahir Zemajt me leshu kazermën e tij

Lajme

Pamje dhe rrëfime: Ramush Haradinaj i jep 2 minuta kohë Tahir Zemajt me leshu kazermën e tij

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:04
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet rrethimi i kazermës së Tahir Zemajt në Prapaqan.

Ishte koha e luftës kur, Ramush Haradinaj me ushtarët e tij, rrethojnë kazermën e Zemajt dhe urdhërojnë që ta lëshon atë brenda dy minutave.

Një faqe në Facebook e quajtur FARK – Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, ka publikuar këtë video.

Kjo video e gjatë rreth 23 minuta, ka material të bollshëm për këtë ngjarje.

Ai është edhe rrëfimi i një ushtarit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, i cili ishte prezent në moomëntin kur ka ndodhur sulmi në kazermë.

“Ramushi i kishte than Kolonel Tahir Zemaj ki dy minuta kohë me leshu kazermën. Koloneli ashtu kishte veprua, dhe dikur dolëm ne rrugë ku ishte dal Tahiri dhe e pyetem qa u bo zotëri komandant, Tahiri na tha djema nuk jam ardh me luftu me shqiptar se me pa dasht as miza nuk kish depërtua ne ketë objekt te kazermës”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e postuar në këtë faqe.

Ai thotë se edhe më herët Ramush Haradinaj kishte dërguar disa ushtarë dhe po të mos veprohej vëmendshëm në këtë rast do të mbeteshin të vdekur rreth 500 ushtarë të nënave shqiptare.

Ky është publikimi i plotë:

Si e Rrethua kazerma e FARK – UÇK-s në Prapaqan e udhëhequr nga Kolonel Tahir Zemaj pikrisht kjo kazerm qe shifet ne video me kta ushtarë trima : Koloneli Tahir Zemaj u rrethua nga Ramush Haradinaj dhe ushtaret e tij

Ushtarit Prezent: Ramushi kur ka ardh ne objekt ka qit me Kallash përpjetë midis oborrit te kazermës në PRAPAQAN - dhe ju ka dhanë ultimatum Kolonel Tahir Zemajt me Epror dhe ushtarët e tij ju duhet ta lëshoni kazermën menjëherë. Datën e sakët nuk e di por e di qe ishim mbas objektit te kazermës duke i pastrua armatimin sikur cdo ditë me rregullore, pa pritmas kerset kallashi midis oborri te kazermës , na mbetem te shtangur , me një herë ka ra zilja e objektit shej Alarmi dhe shpejt jemi tubuam aty ku u tubojshim çdo ditë ku u ngritke flamuri kuq e zi , pa pritmas ka hyp në bin Rrustem Tetaj, dhe filloj te fliste tha ketu nuk ka tjetër ushtri përpos UÇK, ne ja kthyem përgjigjen edhe ne jemi UÇK dha ja treguam emblemat në uniformat tona, mbeti pa fjalë dhe zbriti nga bina, pa pritmas kur na kanë rrethuar ushtarët te veshur me rroba te zeza me kallasha te gjithë dhe i kanë drejtua armët nga ne, na jemi mbet pa koment, të gjithë i kishin kallashat me ka dy e tre karikator te pështjellur me lepak mbes veti dhe te lshume siguresën dhe i mbanin gishtin ne këmbëzën e kallashit, pa pritmas ka hyp në bin Ramush Haradinaj dhe filloj te fliste , nga ushtaret tan doli një ushtar i cili ju drejtua Ramushit me fjalë: kam 20 vite qe jetoj jashtë Kosove kam lan gruan e fëmijët në mërgim dhe kam ardh me luftu me shkaun, e jo te vritem këtu me shqiptar, ashtu ju drejtua me fjalë edhe disa ushtarë Ramushit dhe i thamë na nuk kemi pushkë për shqiptar jemi ardh me luftu me shka dhe i gjuajtëm pushkët ne tokë, dhe filluam të qajmë me lot, ajo ditë ishte një dit humbje shprese dhe morali te 500 ushtarëve te Brigadës ''134 Jusuf Gervalla” , Ramushi i kishte than Kolonel Tahir Zemaj ki dy minuta kohë me leshu kazermën. Koloneli ashtu kishte veprua, dhe dikur dolëm ne rrugë ku ishte dal Tahiri dhe e pyetem qa u bo zotëri komandant, Tahiri na tha djema nuk jam ardh me luftu me shqiptar se me pa dasht as miza nuk kish depërtua ne ketë objekt te kazermës, para se te ndodhte kjo Ramushi vinte gati çdo ditë në kazermën e Kolonel Zemaj sepse ai ishte zëvendës komandat e Tahiri komandant për Rrafshin e Dukagjinit, Ramushi po ashtu pa ndodh ky rast i kishte pru ne kazermë te Tahiri përmbi 20 ushtar te vet dhe rrinin aty me neve se bashku, Po te kish vepru një ushtar i yni me pa mençuri me trimëri te gabuar një plumb te kish fillu me u shkrep sot do ishim te vdekur 500 Ushtar djem te nenave shqiptar Prej asaj dite morali dhe shpresa e ushtarëve u shkatrru shumë. Këto janë vetëm disa fakte...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat