Komandant “Cobra”, tregon si e vranë komandantin serb në Koshare

Lajme

Komandant “Cobra”, tregon si e vranë komandantin serb në Koshare

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:15
Serbi i vrarë në Koshare

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi “Cobra”, i cili gjatë luftës ka luftuar në betejën e Koshares, në një emision televiziv, ka treguar për vrasjen e një komandanti serb në Koshare.

Vllasi ka folur edhe për Agim Ramadanin, se si 20 minuta para vrasjes së tij kanë biseduar.

Vllasi tregon se si Ramadani ia kishe dhuruar një radiolidhje me valë të gjata.

Vllasi thotë se një nga zëvendëskomandantët në Koshare ka kërkuar ndihmë nga Agim Ramadani.

Ai ka thënë se jemi në pozitë të vështirë dhe po dojnë të i shfarosin forcat serbe të gjithëve.

“Cobra” tregon edhe për “urdhrin” që Agim Ramadani ia ka dhënë pak momente para vrasjes.

E gjatë shkuarjes në pikën ku kishte kërkuar Agim Ramadani, “Cobra” thekson se, kanë pasur lejë pa urdhër me hap zjarrë vetëm nëse vërehet se është komandant i Ushtrisë serbe.

Megjithatë, një moment i tillë ka ndodhur kur një komandant po del, dhe luftëtari i UÇK-së, Fadil Maloku-Mortaja, ka qëllua disa herë derisa në të.

Ndryshe, Mortaja gjatë luftës në Koshare ka rënë për të mos vdekur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat