Brnabiç: Serbia është anëtare e OKB-së pse duhet të njihet nga Prishtina

Lajme

Brnabiç: Serbia është anëtare e OKB-së pse duhet të njihet nga Prishtina

Nga: F. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:47
Ana Brnabiç

"Nuk di çka do të thotë që Prishtina të njeh një vend që është anëtare e OKB-së, ne nuk kemi nevojë për njohje nga Prishtina", ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Këtë e than ë komentim të deklaratës së Haradinajt se Prishtina është e gatshme që të bëjë dialog me Beogradin rreth njohjes së ndërsjellë në kufijtë ekzistues..

"Ky qëndrim flet që ata nuk duan dialog, për çfarë dialogu nëse hyni në zgjidhje të përcaktuar. Njohja e ndërsjellë nuk është në tavolinë” tha ajo duke shpreh keqardhje që Prishtina nuk do dialog.

“Në çdo rast Haradinaj nuk dëshiron dialog. Ai politikisht shprehet se do dialog, në anën tjetër flet për zgjidhjen e dialogut. Mendoj se askush në serbi nuk bie pre e kësaj”, tha Brnabiç.

Brnabiç ka takuar në Poznanj kryeministren Tereza Mej me të cilën ka biseduar për taksat që Prishtina ka vendos ndaj mallrave serbe, ndërsa ajo i ka premtuar se do angazhohet në bisedë me Haradinajn që ato të hiqen.

"I dëshirova fat në bisedë dhe shpresoj se do ketë ndikim në Haradinajn. Nuk pres shumë po besoj se dikush do ia sqaroj se taksat para së gjithave I dëmtojnë shqiptarët e Kosovës”, tha Brnabiç.

Sipas saj nga vendosja e taksës çmimet me pakicë janë rritur 5,3 për qind ndërsa deficit tregtar I Kosovës është rritur në 6,4 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat