Ajo nuk ecën, ai nuk shikon, udhëtojnë bashkë për të zbuluar botën - Bota Sot
Ajo nuk ecën, ai nuk shikon, udhëtojnë bashkë për të zbuluar botën

Lajme

Ajo nuk ecën, ai nuk shikon, udhëtojnë bashkë për të zbuluar botën

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:40
Melanie Knecht dhe Trevor Hahn

Ti kthesh mangësitë në pikë force… së bashku. Melanie Knecht, 29 vjeçe dhe Trevor Hahn, 42 vjeç, e kanë bërë diçka të tillë.

Ajo e prekur nga keqformime në shtyllën kurrizore, detyrohet që të qëndrojë në karrocë me rrota qysh prej lindjes. Ndërsa ai për shkak të një sëmundje të njohur si glaukoma, nuk mund të shikojë.

Por së bashku kanë vendosur që të udhëtojnë dhe të ngjisin malet. Çifti i pazakontë janë nga Colorado, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Melanie dhe Trevor, që të dy nga Fort Collins (Colorado), u takuan për herë të parë gjatë një kursi boksi dhe pak më vonë në një kurs për zvarritjen në shkëmbinj.

Aty nisën të flisnin me njeri tjetrin dhe të tregonin vështirësitë me të cilat përballeshin në jetën e tyre.

Më pas një ditë, Melanie i tregoi Hahn pasionin e saj për kamping dhe në atë moment 40-vjeçarit i lindi ideja që ti përballonin mangësitë e tyre së bashku.

Në fillim ata nisën të bënin shëtitje të vogla në natyrë dhe më pas gradualisht të kalonin në shtigje gjithnjë e më të vështira, deri në sfidën e kësaj vere, ku ngjitën një mal 4 mijë metra të lartë.

“Gjithçka ecën me mirëkuptim. Ai ka këmbët, unë kam sytë, kaq! Bashkë jemi skuadra e ëndrrave”, tregon Melanie.

Aventura e tyre do të ndahet gradualisht në Instagram, ndërkohë që Hahn thotë se “Jam shumë i lumtur që mund të ndihmojë dikë që të provojë diçka që unë e kam provuar për gjithë jetën. Pjesa më e bukur është që e bëj të buzëqesh, kjo gjë më frymëzon”, thotë ai.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...