Mediat serbe e “gjejnë” pallatin luksoz në bregdet ku po i kalon Hashim Thaçi pushimet

Lajme

Mediat serbe e “gjejnë” pallatin luksoz në bregdet ku po i kalon Hashim Thaçi pushimet

Nga: F.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:50
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Përderisa në Kosovë po vërtetohet dhe caktohet data e zgjedhjeve  dhe po bëhen përpjekje që të tejkalohet kriza politike, kryetar i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që vetën ta “qeras” në një nga hotelet më luksoze në Bodrum, ku nata kushto më së paku 56 mijë euro, mëson “Blic”.

Thaçi, siç mëson gazeta me familje po qëndron në Turqi në njërin prej hoteleve më të njohura ku qëndrojnë vetëm turistët me “xhep të trashë”. Me qëllim që vetës t`i mundësoj privatësi të plotë, ka marr me qira sipas burimeve të “Blic” villen private në të cilën po shijon luksin më të madh të mundshëm, ashtu që për dhjetë net duhet të paguaj 56 mijë euro.

“Me këtë Thaçi ka marr statusin VIP,që do të thotë se vetës i ka mundësuar qëndrim të përcaktuar dhe personalizuar sipas nevojës së familjes së tij. Me këtë nënkuptohet se ka në dispozicion shërbyesin personal, jahtë hoteli dhe përcjellësin shërbyes në plazh. Sa i përket vetë plazhit, për mysafirët VIP është ndarë pjesa e quajtur Kleopatra i rezervuar vetëm për mysafir special, me qëllim që me të vërtetë të ndihen ashtu i pajisur me rërë që është sjell nga Maldive. Këtë nuk e kanë personat tjerë të vendosur në hotelin e zakonshëm. Shkurt, i gjithë qëndrimi është menduar ashtu që mysafiri të ndihet i privilegjuar dhe mos të i prishet rehatia” thotë burimi i gazetës.

Në faqen zyrtare të Thaçit lajmi i fundit rreth aktiviteteve të tij është publikuar më 31 korrik, ndërsa bashkëbiseduesi i “Blic” shton se nëse ndërkohë ka obligime nuk ka pse shqetësohet.  

“Ka në dispozicion aeroplan të pranueshëm për mbajtjen e takimeve, ku ka konfidencialitet. Në shërbim është edhe helikopteri që mund të shfrytëzohet për udhëtime ditore dhe transportim të shpejtë ku nuk ka aeroport adekuat. Sa i përket vendosjes, vilat kanë 400 deri 600 metra katror, e disa kanë mozaik të punuar me dorë në banjo. Që të jetë në rrjedhë, janë siguruar gazetar ditore sipas përzgjedhjes, por vështirë që do të ju gëzohet pasi nuk është ndër politikanët e preferuar dhe populli atje aktualisht më shumë janë të prirë ndaj Haradinajt – thotë burimi i “Blic”.

Duke u nisur nga reagimet e mëhershme për sjelljet arrogante të djalit të tij Endrit Thaçit, vështirë që ky lajm do ketë entuziazmuar opinionin e atjeshëm kur dihet kriza politike e nxitur nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj si i dyshimtë për krime lufte në Gjykatën Speciale të Hagës, por edhe sepse shumica e popullatës po ballafaqohet me varfëri dhe papunësi. Shtrohet pyetja me çfarë mjete po financohet ky luks, duke pasur parasysh se sipas njoftimeve të fundit të Agjencisë për Luftë Kundër Korrupsionit paga vjetore e tij është 33.282 euro, ndërsa e shoqja Lumnija si ligjëruese në fakultet merr 19.200 euro. Kjo do të thotë se vetëm për një verim ka shpenzuar më shumë se sa ata të dytë mund të fitojnë për një vit (52.482 euro).

***

“Një plazh i tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta beogradase “Blic”, duke njoftuar se presidenti i Kosovës është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat ultraluksoz.

Nuk dihet nëse vërtetë Hashim Thaçi ka qenë ose ndodhet për pushime në Bodrum, një vend i preferuar edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pasi ai zakonisht nuk bën njoftime për se ku i kalon pushimet verore.

Përjashtim bëjnë rastet vetëm kur ndodhet në bregdetin shqiptar, kur bën ndonjë postim të rrallë për të treguar se përzgjedhja e tij është patriotike.

Sido që të jetë, medium serb shkruan se përderisa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.

Blic ka publikuar edhe pamjet ku, sipas tij, Hashim Thaçi është duke u relaksuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat