Ilir Meta nuk i ndahet Kosovës: Not në liqenin e ftohtë të Jazhincës

Lajme

Ilir Meta nuk i ndahet Kosovës: Not në liqenin e ftohtë të Jazhincës

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:07
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet këtë herë duke notuar në një liqen mes malesh në Kosovë, ku po kalon pushimet me familjen.

Bëhet fjalë për liqenin e Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë, një nga bukuritë natyrore të rralla të vendit.

“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.

Liqeni i Jazhincës ka ngjyrë të errët të gjelbër sikur safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Gjatësia e përafërt e tij është 120 m dhe gjerësia e përafërt 80 m, me thellësi të madhe. Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë që marrin guximin për t’u futur në të.

Videon mund ta shikoni duke klikuar në këtë LINK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat