E konfirmon Ramush Haradinaj, Resul Sinani i bashkohet AAK’së

Lajme

E konfirmon Ramush Haradinaj, Resul Sinani i bashkohet AAK’së

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 09:53
Ramush Haradinaj dhe Resul Sinan

Ish-gazetari i RTK’së dhe ish-anëtari i Nsimës, Resul Sinani, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Rsamush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq një natë më parë Sinani ka paralajmëruar aderimin e tij në një parti politike, por nuk e ka bërë të ditur se në cilën parti.

Por në postimin e Sinanit është nënkuptuar se ai do të bëhet pjesë e AAK’së.

“Dinamika e zhvillimeve te fundit politike, pas doreheqjes se Kryeministrit Haradinaj, kane bere qe une te marr vendimin tim me shpejt nga qe e kisha menduar dhe te rreshtohem politikisht per te dhene kontributin tim gjate fushates, me synimin dhe bindjen e thelle se kam bere zgjedhjen e duhur dhe prej aty mund te jap kontributin tim per nje Kosove me te mire per te gjithë”, ka shkruar Sinani në Facebook të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat