ShBA dhe Shqipëria “shtyjnë” Ushtrinë e Kosovës në prag të NATO-s?

Lajme

ShBA dhe Shqipëria “shtyjnë” Ushtrinë e Kosovës në prag të NATO-s?

Nga: F.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

ShBA dhe Shqipëria po tentojnë që përkundër marrëveshjeve regjionale të kyçin Ushtrinë e Kosovës më stërvitjen "Kapitulli Amerikano-Adriatik ", shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Kjo stërvitje është parashikuar të mbahet nga 21 deri më 24 tetor në Shqipëri, shkruan “Veçernje Novosti”.

Si thotë gazeta beogradase presionin më të madh është duke e përjetuar Bosnja dhe Hercegovina në mënyrë që të pajtohet me pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës, ndonëse nuk  e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Stërvitja  "Reagimi i përbashkët 2019" mbahet në kuadër të "Iniciativës A-5", përkatësisht të " Kapitullit Amerikano-Adriatik”, anëtare të së cilës janë vendet si Kroacia, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia që ka statusin e vëzhguesit.

Gazeta shkruan se ShBA  në përpjekjet që të forcoj pavarësinë e Kosovës dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës të i transformoj në Ushtri të vërtetë, dhe Prishtinës të i siguroj monopol të forcës në Kosovë, duan që në A-5 në hollin e NATO-së në dyer të vogla të shtyjnë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat