Sot pritet zhvarrimi i dy trupave në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Sot pritet zhvarrimi i dy trupave në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Lajme

Sot pritet zhvarrimi i dy trupave në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Nga: F.B Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Pas shumë viteve të deponimit të deklaratave dhe skicës ku mund të gjenden mbetje mortore të personave të vrarë në luftë, në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës, sot ekipet e Mjekësisë Ligjore do të hulumtojnë në këtë pjesë ka thënë Bajram Qerkini kryetar i shoqatës “”Zëri i Prindërve” në Mitrovicë.

Ky sipas Qerkinit është vetëm një nga shumë lokacionet që ende mbetën në listën e vendeve të dyshimta për varreza masive, që nuk janë hulumtuar, përkundër insistimit dhe kërkesës s vazhdueshme të shoqatës dhe familjarëve.

Sot si pas Qerkinit pritet të bëhet zhvarrimi i trupave të dy personave (Ahmet Strana dhe Vehbi Zasella), për të cilët shoqata me vite ka dërguar skicat e varrimit të tyre, ndërmjet varrezave tjera, por që deri tash nuk janë hulumtuar dhe zhvarrosur.

Në bazë të deklaratave dhe informatave që ka grumbulluar shoqata dyshohet se numri i personave të varrosur gjatë kohës së luftës në varrezat myslimane mund të jetë dukshëm më i madh, mirëpo përkundër fillimit të punës 6 vjet më parë, procesi ende nuk është kryer.

Përndryshe në Mitrovicë dhe regjion janë edhe të paktën 7 vende, për të cilat ka dyshime të hapura se mund të ketë mbetje mortore të vrarë dhe kidnapuar në vitet e luftës dhe krimeve serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në vitet 98-99.

Qerkini ka theksuar për “Bota Sot” se do të insistoj nga Komisioni qeveritar për persona të pagjetur dhe mjekësia ligjore që të hulumtohen të gjitha këto vende të dyshimta, në mënyrë që familjarët e personave të gjetur të heqin barrën e madhe që mbajnë në shpirt për zbardhjen e fatit të personave më të dashur.

Në komunën e Mitrovicës ende llogariten 116 persona të pagjetur, që shpresohet se sivjet të mundet të hulumtohen edhe të zbardhet fati i tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...