Dodik: “Para Vuçiqit Kosova ishte tregim i humbur” - Bota Sot
Dodik: “Para Vuçiqit Kosova ishte tregim i humbur”

Lajme

Dodik: “Para Vuçiqit Kosova ishte tregim i humbur”

Nga: F.B. Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:53
Aleksandar Vuçiq

Milorad Dodik anëtar i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës ka deklaruar se opozita në Serbi derisa ishte në pushtet, ka pasur mundësi të bëjë diçka në lidhje me Kosovën por nuk ka bërë, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

Anëtari serb në kryesinë e BiH ka vlerësuar se Kosova ishte tregim i humbur derisa presidenti i Serbisë Vuçiq nuk e vendosi si çështjen më të rëndësishme serbe.

"Kam parë se nuk kanë pasur asnjë kurajo. Sa herë është dashur të marrin ndonjë vendim me rëndësi , kanë thënë “të huajt”, çka janë të huajt? Nëse Vuçiq ka bërë diçka, e ka bërë shumë, ka bërë që Serbia të ketë politikën e saj autentike", ka thënë Dodik në intervistë për "Alo".

Ai ka vlerësuar se dikur ishin ambasadat ato që caktonin me kënd duhet takohen përfaqësuesit e Serbisë dhe a do takohen, kush do të jetë, presidenti, qeveria, apo..

"Tash të gjithë thonë se Kosova është temë. Vuçiq në një mënyrë vetvetes i ka bërë problem. Ai përderisa nuk e ka vendosur Kosovën si çështjen më të rëndësishme serbe në bisedime, Kosova ka qenë tregim i humbur. Ishte e humbur për secilin serb, të gjithë kanë menduar se është tregim i përfunduar dhe vetëm edhe pak duhet përfundoj në lidhje me ato katër komunat dhe ato sipas gjasave do integrohen me ndonjë intervenim të huajve brenda natës", ka thënë Dodik.

Kur erdhi Vuçiq në pushtet, ka thënë se askush nuk mundet të poshtëroj Serbinë dhe nuk ka lejuar që n atë mënyrë Serbia të humb çdo gjë.

"Ka shkuar në bisedime, ndërsa tash është ngritur ajo Serbia që ka mundur të zgjidh më lehtë se tash Vuçiq. Tash është ajo që sikur mbron Kosovën nga Vuçiq. Kjo është e pabesueshme", vlerësoi anëtari serb i kryesisë së BiH.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...