Rikthehet ora dimërore; nga nesër në mëngjes akrepat shkojnë 60 minuta pas!

Lajme

Rikthehet ora dimërore; nga nesër në mëngjes akrepat shkojnë 60 minuta pas!

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Në të gjithë Evropën nesër do të rikthehet ora dimërore dhe akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas.

Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Kjo gjë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Ndërsa në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat