Miliç reagon ndaj Xhozef: Jeremiç e Gjilas janë për njohje të Kosovës kështu siç është

Lajme

Miliç reagon ndaj Xhozef: Jeremiç e Gjilas janë për njohje të Kosovës kështu siç është

Nga: F. B. Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Jelena Milic

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike Jelena Milić konsideron se komenti i profesorit Eduard Xhozef është tendencioz, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Miliç theksoi se komenti që politika e perëndimit ndaj presidentit Vuçiq duhet të ndryshoj për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë është tendencioz. Sepse Xhozef është dal hapur kundër kompromisit për Kosovën që Serbinë do të mbante në rrugën evropiane.

Xhozef sipas Miliç, nuk ka interes as ndaj Serbisë as demokratizimit aty, por minimin e tentimit të administratës së Tramp për një marrëveshje që Serbinë në mënyrën demokratike do ta stabilizonte në rrugën evropiane “de facto” në rrugën drejt perëndimit.

Ajo ka thënë se Qendra ku punon e para ka përmendur presionin rus për bashkëpunim në fushën ushtarake prek ardhjes së SNS të Vuçiqit në pushtet, ku ka përmendur edhe nivelin më të ultë më herët.

"Shtrohet pyetja si do vepronte dikush tjetër në këtë situate të komplikuar rreth bisedimeve për Kosovën dhe si do reagonte një vend i bombarduar në gjithë këtë," sqaron Miliç duke shtuar se këtë Xhozef “ e di shumë mirë”.

Ajo shprehet se nuk di nëse Pentagoni ata kanë marr parasysh se Qendra humanitare ruse në Nish nuk ka marr status diplomatik.

"Xhozef ishte në Beograd dhe ka takuar krerët e lëvizjes ‘1 nga 5 milionë’ dhe ka fol për autoritarizëm dhe dëmin e ndarjes rreth Kosovës. Atij sikur nuk i interesoi cikli i dytë i bashkëpunimit të Serbisë dhe partneritetit me NATO-në", tha Miliç.

Miliç ka thënë se Xhozef kur ishte në Beograd ishte në takimin e fondacionit gjerman që jashtëzakonisht fuqishëm kundërshton kompromisin për Kosovën në mënyrën që e shohin të gjithë në Serbi.

Sipas Miliç, Vuk Jeremiç dhe Dragan Gjilas kanë plan që të pranojnë Kosovën kështu siç është pa asnjë lëshim ndaj Serbisë.

"Përderisa nuk zgjidhet çështja e Kosovës, askush nuk mund të vlerësoj në mënyrën adekuate orientimin e jashtëm edhe të sigurisë në Serbi. Në këtë kontest Jeremiç , Gjilas dhe Tepiç kanë politikë për Kosovën, ndërsa ajo është maltretimi i Vuçiqit, që të njihet dhe pranohet Kosova kështu siç është pa asnjë lëshim ndaj Serbisë...dhe pastaj ata të vijnë në pushtet për tradhtinë e tij dh eta lënë Kosovën kështu si është", ka thënë ajo, duke përfunduar se ata "ata në të vërtetë ndërrojnë Kosovën për pushtetin e tyre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat