Rojters: Serbia nën ndikimin e Perëndimit dhe Rusisë

Lajme

Rojters: Serbia nën ndikimin e Perëndimit dhe Rusisë

Nga: Fatmir Beka Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:21
Ilustrim

Kështu ka vlerësuar gjendjen aktuale të Serbisë, agjencioni Rojters në një analizë që bënë në prag të samitit të NATO-së, i cili do të mbahet nën dritës së vlerësimit nga presidenti francez Makron se është e nevojshme forcimi i aleancës veri-atlantike, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Makron në tetor ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e aleancës dhe ka ndaluar përkohësisht zgjerimin e BE-së duke ftuar “raport strategjik” me Rusinë, që sipas Rojters vlerëson se një numër vendesh ka arsye që të ketë kujdes në stilin e tij “dërmues”.

Për Beogradin secila tërheqje e BE-së apo NATO-së mund të hap hapësirë Rusisë që të përmbush zbrazëtirën, duke pasur parasysh lidhjet politike, ushtarake e ekonomike mes Moskës edhe Serbisë.

Sipas gazetës kjo do të shqyrtohet në samitin e liderëve të aleancës, që javën që vjen mbahet në Londër, ku do diskutohet e ardhmja e aleancës pasi “Ballkani sikurse Baltiku, mund të konsiderohet si prag kundër ndikimit të Moskës ".

Rojters citon bashkëpunëtorin e aleancës dhe ekspertin për ndikim rus Dimitar Beçev, që thotë se nëse perëndimi ndalon së angazhuari në regjion atëherë Rusia ka mundësi që të shfrytëzoj situatën.

Nga ana tjetër, nëse Serbia i bashkohet BE-së, Beçev mund të ngjajë me Qipron dhe Hungarinë si anëtare të BE-së që ka raporte të mira me Moskën.

"Serbia do të jetë e dobët apo pro-ruse nëse përfundon në BE, që nuk është rezultat i dobët as për Rusinë ", konstaton ai.

Gazeta  përkujton edhe në aferën kundër-zbuluese në Serbi që konsiderohet si “shembull i fundit i përzierjes “ dhe transmeton deklaratën e zyrtarit të pamerituar të NATO-së se aleanca punon në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit  në Ballkanin Perëndimor.

"Çdo përziera e jashtme në proceset e brendshme demokratike është e papranueshme dhe ftojmë Rusinë që të bëjë të njëjtën ", tha ai.

Rojters përkujton rastin kur Makron refuzoi të jap dritën e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e bisedimeve të bashkëngjitjes me BE, ndonëse edhe Serbia ka filluar bisedimet për anëtarësi, tash ndihen pasojat e refuzimit të Makronit për hapjen e dyerve drejtë BE-së.

Ish- diplomati ushtarak anëtar i Qendrës për Politikën e Jashtme të Beogradit Milan Karagaç nuk mendon se Rusia ka shumë plane q[ të shfrytëzoj Serbinë, por e sheh “ Serbinë si pion në lojën me perëndimin ".

Rojters thotë sipas analistëve se BE konsideron se shumica  e problemeve qëndrojnë në sundimin e dobtë të drejtave në Serbi.

"Ajo që është shqetësuese për BE nuk është aq për Rusinë , por rrethanat që i mundësojnë Rusisë që të kenë ndikim në mungesën e sundimit të ligjit, mungesën e përgjegjësisë robërimin e shtetit dhe korrupsionin” thotë Beçev.

Rojters vlerëson se edhe nëse Moska nuk ka para që të mund të pariroj Kinën apo BE-në për harxhime dhe investime në regjion, ajo ka ndikim të madh.

Në këtë kontest përmendet rrjedha turke, që  e bënë Serbinë “karrigen kyçe” në rrjetin energjetik të gazit të BE-së dhe krahason Serbinë me Ukrainën si ndërmjetësues në furnizimin e BE-së me gaz pata konfliktit me Moskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat