Edi Rama i shkruan Vuçiqit, pasi e mohoi Masakrën e Reçakut - Bota Sot
Edi Rama i shkruan Vuçiqit, pasi e mohoi Masakrën e Reçakut

Lajme

Edi Rama i shkruan Vuçiqit, pasi e mohoi Masakrën e Reçakut

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:34
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që tha për mediat serbe se Masakra e Reçakut në Kosovë është mashtrim, duke shtuar se do të përsërisë çdo ditë se ky është një krim i fabrikuar.

“Aleksandar Vuçiq, si mundet që dikush akoma të mohojë në ditët e sotme një krim të tmerrshëm lufte, të dokumentuar mirë!”, i ka shkruar Rama presidentit serb.

“Pse është kaq e vështirë të kuptohet që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes!”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.

“Shokë atje! Mos e mbroni një luftë të pistë që e ka kryer një regjim i vjetër gjakatar i Beogradit! Ecni përpara!”, ka porositur Rama.

“‘Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet’ dhe le të bëjmë bashkë atë që duhet të bëjmë: Të ndërtojmë paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe ta bëjmë rajonin tonë shembull”, përfundon Rama mesazhin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat