Beogradi synon të kthejë fluturimin Beograd – Prishtinë përmes kompanisë Luftanza?

Lajme

Beogradi synon të kthejë fluturimin Beograd – Prishtinë përmes kompanisë Luftanza?

Nga: F.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:41
Ilustrim

Drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë, Marko Gjuriq ka theksuar se sot në Berlin pret nënshkrimin e letrave për qëllimet ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë dhe kompanisë gjermane Lufthanza, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo sipas t do të mundësonte vendosjen e sërishme të fluturimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pas plot 20 viteve.

Ai për RTS ka shtuar se kjo linjë fluturimi mund të nis pas heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe  dhe vazhdimit të dialogut për çka po ashtu parakusht është heqja e tarifës kundër-civilizuese.

Nënshkrimi i letrave për qëllimet do të përbënte hap simbolik në drejtim të përtëritjes së linjës avio-transportuese mes Prishtinës edhe Beogradit pas 20 viteve ka thënë Gjuriç.

"Me këtë hap përveç 12 autobusëve që në baza ditore qarkullojnë mes Beogradit edhe Prishtinës në të ardhmen do të mund të kishim edhe linjën e fluturimeve që Prishtinën do e afronte afër Beogradit”, tha ai.

Shefi i zyrës për Kosovë ka shtuar se pushteti në Beograd lidhur me synimin zyrtarisht do të njoftojë UNMIK-un dhe KFOR-in që sipas rezolutës 1244 të KS të OKB dhe marrëveshjes tekniko-ushtarake janë të obliguara për kontroll dhe koordinim në emër të Serbisë të hapësirës së Serbisë në Kosovë.

"Kjo linjë mund të nis kur të hiqen tarifat dhe kur të vazhdoj dialogu” ka thënë Gjuriç duke shtuar se pret lajme të mira nga Berlini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat