Bulliqi apo Rudari, ja parashikimi i Gecit

Lajme

Bulliqi apo Rudari, ja parashikimi i Gecit

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:02
Vëllezërit Geci

Gara për të parin e Podujevës do të jetë mjaftë interesante, pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili tani është ministër i Brendshëm.

Në këtë garë për të parin e llapjanve interesant do të jetë rezultati ndërmjet Nexhmi Rudarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Shpejtim Bulliqit nga Vetëvendosja, i cili u largua nga LDK-ja për të kaluar në këtë Lëvizje.

Anëtari i devotsëm i LDK-së, Halil Geci ka dhënë një parashikim se kush mund të dal fitues i zgjedhjeve.

Megjithatë, edhe  Geci sipas një analize thotë se beteja për fitorën e LDK-së në Podujeve është normale dhe e kuptueshme, pas tri dekadave të udhëheqjes nga Agim Veliu.

E sipas tij, në këtë qytet të vogël me shumë veprimtar të mëdhënjë të çështjes kombëtare e të afërt me Ibrahim Rugovën, nuk ka gjasa që të humbë këtë betejë LDK-ja, përveç, siç thotë ai, nëse kanë devijuar dhe kanë shkelur atdhetarët llapian.

Postimi i plotë:

Beteja për fitoren e LDK-s në Podujevë është normale dhe e kuptueshme, tri dekadat e udheheqjes të LDk-s nën udhëheqjen e “Dr. Agim Veliut”në një Qytetez të vogël me shumë veprimtar të mëdhenjë të qështjes kombetare të afert me Ibrahim Rugoven nuk ka gjasa që ta humbë betejen, veq nese kan devijuar arsyet, që të shkelen atëdhetaret Llapit të cilet dhan gjithqka nga vetja për këtë tokë.

Fitorja eventuale e LDK-s nuk është se ka fituar z.Rudari por se puna e “Dr. Agim Veliut”.

Ose në të kunderten mos puna e dr. ”Agim Veliut” ose dhe nënqmimi i kolosve dhe të afermeve të dr. Rugovës, si Fatmir Sejdiut, Shpetim Bulliqit, Rexhep Gjergjit, Naip Zekes, akademik Zejnullah Rrahmanit, e shumë të tjerë, do ti kushtoj shtrejt LDK-s dhe vet Dr. ”Agim Veliut”.

Veliu i cili për një kohë të gjatë kollitej në emër të Llapit.

Në të kunderten nuk do të kollitet më, nese i ka prekur dhe i ka nenqmuar koloset që kanë emër në Kosovë e shqiptari.

Ai që do kullet në Llap me gjasa është ish aktivisti i LDK-s Shpejtim Bulliqi i cili u nënqmua në skajshmeri sikurse u nënqmuan edhe të permendurit më lart.

Uroi që të fitoi më i miri i LDK-s dhe i Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat