Analistët serb flet për ofensivën e Gjermanisë dhe Amerikës: Si do zgjidhet nyja e Kosovës?

Lajme

Analistët serb flet për ofensivën e Gjermanisë dhe Amerikës: Si do zgjidhet nyja e Kosovës?

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:51
SHBA

Pas vizitës së Aleksandër Vuçiqi në SHBA dhe Gjermani do të dihen qëllimet e perëndimit rreth zgjidhjes për Kosovën, pasojnë bisedimet me rëndësi me bashkëpunëtorët e Tramoit dhe Merkel thonë analistët serb, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Në cilin drejtim do shkoj zgjidhja e nyjës së Kosovës në masën më të madhe do të varet nga rezultatet e luftës së qetë diplomatike mes Uashingtonit dhe Berlinit, që aktualisht përfaqësohet nga dy qasje ndryshe për përmbylljen e e kësaj çështje.

Ndërkohë që administrata amerikane më shumë “tërheq” nga qasja e butë, që nuk përjashton ndarjen e Kosovës, Gjermania ka mbajtur qëndrimin e pandryshuar dhe qasjen e refuzimit për korrektimin e kufirit.

A mund të arrihet plani për Kosovën rreth të cilit do të pajtoheshin ShBA dhe Gjermania do të qartësohet pas takimit të Vuçiq sç pari në Uashington dhe pastaj në Berlin.

Vuçiq do të marr pjesë në Konferencën e Komitetit amerikano-izraelit, ku do jetë edhe nënkryetari i ShBA-ve Majk Pens dhe sekretari i shtetit Majk Pompeo. Takimet me këta dy zyrtarë amerikan Vuçiq i paralajmëroi ditë më parë sikurse edhe me këshilltarin për siguri kombëtare O’Brajan. Pas kësaj vizite, Vuçiq do takohet me kancelarin Merkel në Berlin.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç mendon se Serbia në periudhën e ardhshme duhet të paraqitet me ofensivë posaçërisht ndaj presidentit amerikan Tramp, që SPC dhe shteti të angazhohen maksimalisht në krijimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Në aktivizimin e Shtëpisë së Bardhë në kontestin e bisedimeve për Kosovën, duhet shikuar nga këndi amerikan i zgjedhjeve dhe nuk duhet harruar se Berlin është më i afërt me neoliberalët që janë rival me Trampin. Prandaj nuk jam i sigurt një paraqitje e përbashkët e Berlinit edhe Uashingtonit, më shumë mund të jetë një ndeshje që ka lidhje me zgjedhjet amerikane, ku Berlini sigurisht nuk shikon me sy të mirë në fitoren e Trampit. Ne nuk kemi asnjë mundësi rë bëjmë marrëveshje as me Berlinin as neoliberalet amerikan, andaj duhet përpiqemi të bëjmë direkt me Trampin”, thotë ai.

Ish-ambasadori serb në Berlin Milovan Bozhinoviç për "Novosti" shprehet se  Amerika në prag të zgjedhjeve dëshiron të shfrytëzoj resurset për vete dhe paralel me Merkel, si dikush që lshtë ne fund të mandatit dhe subjektit i të cilës ka pësuar humbje.

“Për shkak të këtyre rrethanave ngushtohet hapësira për arritjen e zgjidhjes dhe afatit kohor, andja mendoj se bisedimet në Uashington dhe Berlin të Vuçiqit mund të zbardhin planet. Po ashtu pasi si Gjermanisë edhe Amerikës nuk i duket mirë që kjo të jetë çështje e hapur, propozimi i Berlinit nuk besoj se do të jetë kundër vullnetit të Uashingtonit”, thotë Bozhinoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat