Analistët serbë ‘demantojnë’ mediat e Kosovës: Beogradi nuk kërcënohet me sanksione amerikane

Lajme

Analistët serbë ‘demantojnë’ mediat e Kosovës: Beogradi nuk kërcënohet me sanksione amerikane

Nga: F.B Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Nuk janë të vërteta konstatimet e disa medieve në Kosovë se ShBA do vendosin sanksione te “shumëfishta” ndaj Serbisë, nëse nuk pranon marrëveshjen me Kosovën, thonë për “Danas” burime diplomatike, transmeton “Bota Sot”.

Këto burime thonë se në takimin në Uashington që zhvilluan Thaçi e Vuçiq, zyrtarët amerikan kanë deklaruar se Kosova mund të përballet me sanksione nëse nuk heq taksën, ndërkohë embargo e taksa ndaj Serbisë nuk përmenden.

Diplomatë të ndryshëm perëndimor thonë se ShBA në kontestin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës do vazhdojnë të shfrytëzojnë metodën “shkopit dhe karotës” por në  “kohët e fundit Beogradi është më kooperativ se Prishtina”.

“Krijohet përshtypja që Vuçiq nuk do lejoj që Serbia të vihet në ulësen e palës së akuzuar dhe do insistoj në marrëveshje me Kosovën, pas zgjedhjeve të 26 prillit. Nga Serbia do të kërkohet të mos bllokohet rruga e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare të lëshoj minierat dhe sistemin energjetik në udhëheqje Prishtinës, ndërsa ajo të heq taksën. Kjo do mundësoj bisedimet direkt dhe nënshkrimin e pjesshëm të marrëveshjes para zgjidhjeve amerikane, kjo do të thotë se nuk ka njohje të ndërsjellë por normalizim të raporteve në politikë, kulturë trafik, ekonomi , energjetikë etj”.

Lidhur me sanksionet potenciale amerikane Marko Savkoviç, drejtor programor i Fondit të Beogradit për politikat e jashtëzakonshme  thotë se “Kjo mund të jetë suspendim i të gjitha programeve ndihmëse zhvillimore të USAID që kanë qëllim forcimin e sundimit të ligjit, konkurrencës në ekonomi dialogut private-publik” …

“Po ashtu mund t suspendohet bashkëpunimi dhe mbështetja e Gradës Kombëtare të Ohajo dhe të tërhiqen nga “fondet” që kanë synim profesionalizimin e pajisjen e forcave ushtarake të Serbisë, ndërsa për sanksionet eventuale ndaj Prishtinës, mund të jenë të ngjashme, ndonëse u spekulua edhe mundësia e tërheqjes së forcave amerikane nga Kosova, por jo publikisht, po ashtu para një viti është thënë se ShBA kanë suspenduar pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës  në disa programe”.

Savkoviç thotë se ka presion amerikan edhe në disa vende. “Pranimet që përkohësisht janë tërhequr mund të rikthehen, po ashtu u dëshmua se teza për mospajtim mes administratës dhe Departamentit është e tepruar. ShBA janë të përkushtuara dhe unike ndërsa porosia që dërgojnë është e qartë. Problem më i madh mund të jetë që ShBA në gjendjen aktuale që ndodhet dialogu janë në njërën e BE në anën tjetër, që nuk është mire as për dialog as për regjionin dhe për të gjithë ata që duan unitet mes “aleatëve” perëndimor”, shprehet Savkoviç.

Igor Novakoviç anëtar i Këshillit për drejtim të brendshëm për “Danas” thotë se përmendja e sanksioneve “është formë e presionit para së gjithave ndaj Kosovës, sipas të gjitha gjasave për shkak të përceptimit se pa ndihmën e Amerikës e gjithë që u arrit atje është nën shenjën e pikëpyetjes”.

“Kjo është mënyrë që të ndikohet në kryeministrin Kurti, ndërsa s ai përket Serbisë është e qartë se ato nuk kanë ndikim në opinion, por nuk duhet harruar se ka shumë programe mbështetëse të ShBA-ve në Serbi,  duke nisur nga USAID, bashkëpunimi ushtarak që mund të tërhiqen. Nuk duhet harruar edhe faktin se Serbia është e rrethuar nga NATO dhe “mos bashkëpunimi “ me ShBA mund të ketë pasoja për ne. Si ka ndodhur me transportin e pajisjeve edhe armatimit rus përmes Rumanisë para disa muajve”, sqaroi Novakoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat