Halil Budakova preket me humorin e një qytetari, i kërkon ta heq postimin

Lajme

Halil Budakova preket me humorin e një qytetari, i kërkon ta heq postimin

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:51
Halil Budakova

Me përhapjen e virusit Covid-19, përveç panikut e kujdesit të shtuar, qytetarët po gjejnë kohë edhe për pak humor nëpër rrjetet sociale. I tillë ishte edhe një postim në Facebook nga qytetari Blend Zymi, ku tha se aktori Halil Budakova është prekur nga virusi, por në vend që Budakova të karantinohet, këtë e ka bërë vetë virusi. E ky status i tij duket se është keqkuptuar nga Budakova.

“Halil Budakova testohet, rezulton Pozitiv. CoronaVirusi ne karantinë!”, është statusi në Facebook që ka shkruar Zymi, e për të cilin ka marrë reagim edhe nga vetë aktori Halil Budakova.

Në një postim tjetër në Facebook, Zymi ka shkruar se Budakova e ka kërcënuar, duke i kërkuar që ta largojë postimin.

Ai ka treguar se Budakova i ka shkuar në shtëpi, ku i ka kërkuar që ta largojë postimin nga Facebook-u.

“Më tha me e largu postimin. I thash ti je fytyrë publike dhe krejt e dimë cfarë filma ki, më tha largoje menjëherë e unë i thash që nuk mundem. Më tha “E shohim na”” , ka treguar Zymi.

E për krejt këtë, edhe Budakova e ka një shpjegim.

Ai i ka thënë gazetës se në momentin e publikimit të statusit në Facebook nga Zymi, e kanë kontakruar familjarët të cilët e kanë pyetur nëse është prekur nga virusi Covid-19.

“Po kam reagu, i tregova që s’është mirë. Nuk ësthë në rregull me luajt me sëmundje, sepse ka folë për një virus që po merr jetë njerëzish. Unë e kuptoj humorin, por edhe ai e ka një limit. Mua më kanë thirrë njerëzit duke më pyetur a e kam koronavirusin. Unë e kam edhe kojshi, nuk kam asgjë kundër tij, por edhe humori duhet me e pasë një limit se po flasim për një virus që po e rrezikon tërë botën, është krizë psiqike e njerëzve”, ka thënë Budakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat