Publikohen shifrat, rekordi i gazetës “Bota sot” gjatë muajit mars

Lajme

Publikohen shifrat, rekordi i gazetës “Bota sot” gjatë muajit mars

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:37
Rekordi i "Bota sot" gjatë muajit mars; Të premten (20 mars), “Bota sot”, është klikuar 2.016.643 herë brenda 24 orëve

Gazeta kombëtare “Bota sot”, po vazhdon të thyejë rekorde me faqen e saj online.

Duke iu referuar Google Analytics (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), portali botasot.info, gjatë këtij muaji (mars), ka pasur numër rekord të lexuesve.

E veçanta e këtij muaji, është që portali botasot.info, gjatë tërë muajit ka pasur mbi një milion lexues në ditë, derisa vitet tjera, këtë shifër e kishte arritur tre ose katër herë në vit.

Ndërsa, ditën e premte (20 mars), “Bota sot” ka thyer rekordin e saj, pasi është klikuar mbi 2 milionë herë në ditë.

Image
Të premten (20 mars), “Bota sot”, është klikuar 2.016.643 herë brenda 24 orëve, duke shënuar kështu rekord të saj në lexueshmëri

Saktësisht të premten, “Bota sot”, është klikuar 2.016.643 herë brenda 24 orëve, duke shënuar kështu rekord të saj në lexueshmëri.

E gjithë kjo vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi gazetës “Bota sot”.

Portali i gazetës kombëtare “Bota sot”, gjatë gjithë kohës ka dëshmuar se është ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale, të sakta dhe të paanshme. Së bashku me ju lexues që i qëndroni besnik gazetës sonë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat