Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari me një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratave se Behgjet Pacolli është futur në Kosovë me anë të bagazhit të veturës së presidentit.
Kështu u tha në media, ku shprehen dyshimet e tyre se mbrëmë presidenti Hashim Thaçi ka dalë andej kufirit të Kosovës, në Shqipëri.
Miftari duke e komentuar këtë deklaratë tregon edhe një ngjarje që ka ndodhur në kohën e luftës në Kosovë, që është tronditje për opinionin shqiptarë.
Sipas tij, sigurimi sekret serb i UDB-së, i ka ndihmuar një njeriut kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të ik nga burgu i Prishtinës.
Lexojeni postimin e Naim Miftarit:
UDB kthen filmin tani mrapasht
Futja e Behgjet Pacollit kontrabandë në Kosovë në bagazhin e veturës të eskortë të presidentit Hashim Thaçit e ngjashëm sikur dikur kur sigurimi sekret Serb UDB i kishte ndihmuar një operativci të vet Xh _ H të ik kinse nga burgu i Prishtinës në bagazhin veturës të një zyrtari të lart tē partisë komuniste të Kosovës Azem Vllasit .!
I njëjti person sot është njeriu ndër njerëzit kryesor të PDK dhe ishte njeriu kryesor i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK në Tiranë gjatë luftës,dikur UDB dërgonte eperativcat në perëndim ta spiunojnë emigracionin tonë, kurse sot prapë e njëjta UDB po sjell operativca të vet nga perëndimi në Kosovë të fusin nen kontroll të ve qeverinë e Kosovës .!
Jejav doren se të zot jan në profesjokin e tyre edhe pse i kem armik.