Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon lidhjet e Thaçit me shokët e Arkanit, përmend emra

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon lidhjet e Thaçit me shokët e Arkanit, përmend emra

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:41
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook është pajtuar me një deklaratë të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Miftari e ka komentuar deklaratën e Veselit, i cili tha se Hashim Thaçin nuk e ka ndal Serbia e po e ndal Xhelal Sveçla.

Pas kësaj, Miftari ka folur për disa lidhje të Thaçit me shokët e Arkanit.

Miftari përmend disa rrugë që ia kanë siguruar shokët e Arkanit Thaçit por edhe Fahredin Gashi.

Më poshtë, shkrimi i Naim Miftarit pa ndërhyrjen e redaksisë:

Hashim Thaqin sun e ka ndal Serbija e po e ndal Xhelal Cveqla ; Kadri Veseli

------------------------------------------

Normal se Hashim Thaqin skan mujt me ndal Milicija dhe ushtrija Serbe se ishin met pa pun dhe ishin shku në burg pse si kan degju urdhrat nga nalt.!

Shum e sakt më në fund Kadrushi (Luli) e foli një fjal të vertet e të sakt 100% se rrugën Hashim Thaqit ja siguronin përveq KOS/UDB-es kah hynte përmes Dibres të Maqedonisë, saktesisht ja siguronin shokët (P_ F_M) e Zhelko Arnatjeviç Arkanit nga Dibra që pas luftes i vrau vet Thaqi përmes S.G, për ti zhdukur deshmit e veta .

Ndërsa rrugen nga Hani i Elezit deri në Blinaj apo në Drenicë ja siguronte Fahredin Gashi -Faruku (shefi i N_B) dhe bashkpuntori i tij Dragan Gjorgjeviçi "kumaniri" Serbë i Milicisë në Shtimje.!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat